Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“E refuzoi Serbia”, Kurti zbulon propozimin e fundit që iu bë në Bruksel

13:35 23/11/2022
Reading Time: 3 min lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reguar sërish në lidhje me dështiin e negociatave me Serbinë 2 ditë më parë në Bruksel. Kurti hodhi akuza sërish ndaj Borrell duke u shprehur se iu përshtat qëllimit të Serbisë dhe në kundërshtim me parimin e propozuar nga vetë ai. Sipas Kurtit, Borrrell gjatë takimit në Bruksel insistoi në një marrëveshje vetëm për pezullimin e shqiptimit të gjobave.

Ndërsa në lidhje me arsyen pse e pranoi ftesën për të marrë pjesë në takim kryeministri i Kosovës tha se kishte pranuar pasi në ftesë thuhej se po ftoheshin për të diskutuar “me urgjencë në propozimin e BE-së të përkrahur nga Gjermania e Franca për normalizim të marrëdhënieve” dhe në paragrafin e dytë ishte edhe çështja e targave.

“Të premten që shkoi u ftova në Bruksel për një takim të organizuar në selinë e BE-së në Bruksel të nivelit të lartë me presidentin e Serbisë. Ftesa e përfaqësuesit të lartë Borrell ishte e shoqëruar me një tekst me katër paragrafë që mëtonte të lëshohej si deklaratë. Në paragrafin e parë bëhej ftesë për përqendrim me urgjencë në propozimin e BE-së të përkrahur nga Gjermania e Franca për normalizim të marrëdhënieve.

Në paragrafin e tretë, teksti bënte thirrje të fillonin me njëherë diskutimet për propozimin e BE-së që të fillonin menjëherë diskutimet për një marrëveshje para marsit të vitit 2023. Natyrisht këtë propozim të Borrell e kam mirëpritur dhe tashmë ishim deklaruar që propozimi franko gjerman në të cilin Borrell insistonte që ta quanim propozim të BE-së paraqet një bazë të mirë për diskutim. Në paragrafin e dytë ishte çështja e targave së bashku me garancionet për komunitetin serb. Gjatë tetë orëve i zhvilluam gjashtë takime, tri bilaterale, e tri trilaterale. Parakushti për targat kishte të bënte vetëm me pezullimin e veprimeve të Qeverisë së Kosovës dhe jo me ndalimin e lëshimit të targave nga ana e Serbisë në versionin inicial. Ne ishim të pajtimit që për t’i dhënë hapësirë bisedimeve për propozimin e BE-së, t’i jepnim hapësirë pezullimit të fazës së dytë të vendimit për targa, mirëpo natyrisht atëherë kur Serbia ndalon së regjistruari makina me targa ilegale. Ky propozim u pranua dhe besoj që ishte një arritje e rëndësishme e takimit. Komuniteti serb në Kosovë është komuniteti më i mbrojtur dhe më i privilegjuar në Kushtetutë të Kosovës dhe kjo është rezultat i marrëveshjes gjithëpërfshirëse të Ahtisarit. Të drejtat për pakica në Kushtetutën e Kosovës nuk i gjen në atë të Serbisë, por as në shumë vende të tjera të botës. Pas takimit në Bruksel, i cili gjithsej zgjati 8 orë, Borrell fatkeqësisht e ndryshoi premisën e diskutimit të ditës së hënë.

Kurti ka thënë se ai ishte i fundit që u largua nga ndërtesa e BE-së, ngaqë bëri edhe një përpjekje të fundit për të arritur një marrëveshje.

“Në kundërshtim me parimin e propozuar nga vetë ai filloi të insistojë në një marrëveshje vetëm për pezullimin e vendimit për targa. Qëllimi i madh u hoq nga agjenda, nevoja urgjente për propozimin franko-gjerman u zhduk nga tavolina duke iu përshtatur qëllimit të Serbisë, presidenti i së cilës kishte ardhur aty për targa jo për propozimin e BE-së. Unë nuk jam as polic, as komandat stacioni, as zyrtar dogane që të merrem me gjithfarë çështje teknike që dalin nga bisedimet. Unë shkoj për marrëveshjen finale ndërkombëtare e ligjërisht të obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen në qendër. Ky duhet të jetë qëllimi. Autorët e propozimit të BE-së e braktisën propozimin e tyre, andaj edhe takimi përfundoi. Sikurse në takimin e 18 gushtit, edhe në këtë takim, unë isha i fundit që e lëshova ndërtesën e BE-së sepse gjithmonë ekziston mundësia edhe për një përpjekje të fundit. Dhe më duhet të ju them se ka qenë edhe përpjekja e fundit. Emisari Lajçak ka ardhur tek ne dhe e bëri edhe një përpjekje të fundit për një tekst i cili do ta përfshinte edhe propozimin e BE-së, mirëpo më pastaj na njoftoi që Vuçiç nuk e ka pranuar, ndërkaq Borrell tashmë ndodhej në konferencë për media”, tha Kurti.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
“23 amendamente për buxhetin”, Berisha jep detaje për seancën maratonë të së enjtes

“23 amendamente për buxhetin”, Berisha jep detaje për seancën maratonë të së enjtes

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English