E quajti Ngoo-në “monstër”, Tirana i përgjigjet Teutës: Deklaratë raciste, të hetohet

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tirana-Teuta vijon të luhet edhe jashtë fushe. Deklaratë pas deklaratash, ku në qendër të debatit këtë herë qendron futbollisti Majkëll Ngoo.

Përmes një reagimi në faqen zyrtare në “Facebook”, klubi i futbollit të Teutës e ka quajtur një “monstër” lojtarin e Tiranës Ngoo.

Durrsakët i bëjnë thirrje FSHF-së dhe arbitrave që ta kenë më shumë parasysh këtë lojtar, pasi shpeshherë është i ashpër në fushë me ndërhyrjet e tij.

Reagimi i ekipit durrsak nuk është pritur aspak mirë nga klubi bardheblu, të cilët e konsiderojnë një deklaratë raciste dhe aspak etike. Tirana fton Komisionin e Etikës të marrë në shqyrtim çdo fjalë të thënë në drejtim të Majkëll Ngoo.

Shpërndaje
Share.

Komento