E papritur: Një tjetër konkurrent largohet nga “Për’puthen”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një tjetër djalë ka hequr dorë nga emisioni shumë i komentuar rinon “Për’puthen”, që ka marrë vëmendjen e madhe të publikut.

Bëhet fjalë për Eminin, i cili gjatë rrugëtimit të tij në emision shprehu simpatinë e madhe për Anën e parë, e cila u përjashtua nga emisioni për shkak të thyerjes së rregullave.

Duket se Emini s’e ka parë të arsyeshëm qëndrimin e tij për më gjatë, ndaj ka njoftuar ndjekësit dhe miqtë në rrjete sociale për largimin e tij.

Konkurrenti ka falenderuar produksionin, opinionistin dhe prezantuesen, si dhe nuk ka harruar të vlerësojë dy shokët më të mirë që zuri në “Për’puthen”, Andin dhe Mevlanin.

“Me të vërtetë nuk di nga ta filloj dhe ku ta mbaroj. Jeta së bashku me disa persona të veçantë të bëjnë të marrësh vendime të papritura. Me këtë deklaratë dua të them se unë nuk të jem më pjesë e emisionit që po thyen rekorde shikueshmërie Përputhen. Dua të falenderoj nga zemra zonjë e shtëpisë Olsa Muhametin, pa harruar Arjan Konomin dhe personin më pozitiv që kam njohur Bora Zemanin duke i kërkuar falje për gjithë nervozizmin që i kemi shkaktuar. Aty njoha dy persona që do i ruaj gjithmonë brenda zemrës, Andin dhe Mevlanin. Ju kërkoj falje të gjithëve që i kam bërë me u ndje keq dhe të gjithëve ju uroj më të mirat e zemrës.”- ka shkruar Emini.

/Gazetareforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento