Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

E paprecedentë! Ndeshja e futbollit në ligën indoneziane kthehet në tragjedi

19:28 02/10/2022
Reading Time: 2 min lexim

Një ndeshje në kampionatin indonezian ukthye në një tragjedi, pasi të paktën 127 persona kanë humbur jetën gjatë një rrëmujë në stadium pas ndeshjes së futbollit në Javan Lindore.  MËsohet se më shumë se 180 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Agravimi erdhi pasi tifozët hynë në fushë pas humbjes së skuadrës së tyre duke sulmuar kundërshtarët dhe lojtarët e tyre.

Shefi i policisë së Javas Lindore, Nico Afinta, u tha gazetarëve se dy pjesëtarë të të forcave të policisë janë në mesin e viktimave, shumica e të cilëve u shtypën për vdekje.

Nico Afinta tha se ndeshja e ligës së parë të futbollit të Indonezisë përfundoi me fitoren e ekipit Persebaya ndaj ekipit Arema. Ai tha se mbështetësit e Aremas, të njohur si Aremania, të pakënaqur me rezultatin hynë në fushë për të ndjekur lojtarët dhe ekipin e Aremas.

Shefi i policisë tha se oficerët e tij “u përpoqën të bindin Aremanian të kthehej në tribuna, por u shpërfillën. Nuk e dimë pse turma u bë gjithnjë e më anarkike dhe më në fund sulmoi edhe policinë. Më në fund, policia hodhi gaz lotsjellës mbi turmën”.

Qindra tifozë vrapuan drejt daljeve për të shmangur gazin lotsjellës, por shumë u mbytën dhe u shkelën. Qindra të plagosur u dërguan me urgjencë në spitalet aty pranë, por shumë prej tyre vdiqën rrugës ose gjatë trajtimit.

Turma e zemëruar dogji gjithashtu 13 makina të policisë.

Presidenti indonezian Joko Widodo, shprehu keqardhjen për tragjedinë në një fjalim televiziv dhe tha se u kishte kërkuar ministrit të sportit, shefit të policisë dhe shefit të Federatës së Futbollit të Indonezisë që të vlerësojnë ndeshjet e futbollit dhe procedurat e tyre të sigurisë. Ai tha gjithashtu se urdhëroi ndalimin e përkohshëm të të ndeshjeve derisa të përfundojnë përmirësimet në procedurat e sigurisë./VOA

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Agresioni ndaj Ukrainës, Papa Françesku thirrje të forta Putinit

Agresioni ndaj Ukrainës, Papa Françesku thirrje të forta Putinit

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English