“E nxorra në pritë për para”, rrëfehet Adiola Lakra, e dashura e biznesmenit Hekuran Billa

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Adiola Lakra u arresua  sot nga policia si e përfshirë në atentatin e Hekuran Billës disa ditë më parë në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në Tiranë.26-vjeçarja akuzohet se ka nxjerrë në pritë Billën, përballë autorëve duke i dhënë atyre të dhëna të sakta për vendndodhjen e tij.

Nga këqyrja e celularit të viktimës është përfituar edhe biseda që Billa kishte pasur me Adiolën. Ai i kishte kërkuar që vajza, me të cilën një vit më parë ishte në një lidhje intime, ta takonte në zonën e “Komunës së Parisit”.

Në funksion të hetimeve janë kryer edhe përgjime të bisedave telefonike mes 26 vjeçares Lakra dhe 22 vjecarit Sebastian Malit, i arrestuar si një nga autorët e dyshuar në ekzekutimin e Billës.

Policia ka dyshimet e saj se e reja njoftoi Sebastiano Malin për lëvizjet e Billës, ndërsa ky i fundit njoftoi dajën e tij Viktor Marku, i cili kreu dhe atentatin. Aktualisht policia është në kërkim të bashkëpunëtorit tjetër.

Lakra ka pranuar sot krimin  para hetuesve të çështjes, ndërsa theksoi se e kishte nxjerrë në pritë Hekuran Billën për para. Mes të tjerash e reja tregoi se ishte njohur me 40-vjeçarin para 1 viti. Po ashtu, hetuesit e çështjes thonë se 26-vjeçarja kishte njohje me familjen e Viktor Marku, autor kryesor i ngjarjes.

“Me Sebastiano Malin ka miqësi. Ai më kërkoi të njihesha me Hekuran Billën dhe të krijoja miqësi me të. Për këtë më ofroi para. Kam rreth 1 vit që shoqërohesha me Billën”, mësohet të jetë shprehur ajo.

Ndërkohë kujtojmë se Hekuran Billa u ekzekutua më 11 qershor pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë, ku kishte shkuar për të takuar motrën e tij që punonte në këtë qendër tregtare. Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMW X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është Viktor Marku. Ky i fundit u arrestua në Malin e Zi dhe u soll në Shqipëri, pas prangosjes së nipit të tij, Sebastian Mali. Marku u mbrojt disa ditë më parë në gjykatë duke thënë se në momentin e vrasjes ndodhej në Mal të Zi.  Por një dëshmitar pretendon se Marku ka qënë në Shqipëri ditën e vrasjes së Billës, pasi i ka dhënë makinën që u përdor në atentat më qira.

Shpërndaje
Share.

Komento