E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, zhvilloi një takim me Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, dhe kryetarët e Kolegjeve Penale e Civile, Ilir Panda dhe Artur Kalaja.
VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e SHBA-së për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri, duke përgëzuar Gjykatën për progresin në reduktimin e çështjeve të prapambetura dhe inkurajuar vijimin e punës me integritet e profesionalizëm.
Ky takim pasqyron angazhimin e SHBA-së për të kontribuar në konsolidimin e sistemit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit në Shqipëri.