Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

E ndaluar për të gabuar, Milan luan fatin e kualifikimit në Champions

15:31 10/12/2024
Reading Time: 2 min lexim
E ndaluar për të gabuar, Milan luan fatin e kualifikimit në Champions

Në shtëpinë e “Djallit” nuk ka pushim. Kuqezinjtë po kryejnë përgatitjet e fundit, në prag të një nga tre finaleve të fundit në fazën e ligës së Champions League, ajo që do të luhet në të mërkurën në San Siro ndaj Crvena Zvezdës.

Seanca e fundit stërvitore u vëzhgua nga Zlatan Ibrahimoviç i shoqëruar edhe nga ish kapiteni i Milanit, braziliani Thiago Silva, i cili kishte mbërritur në Milanello për të vizituar ish skuadrën e tij.

Për Milanin janë të ndaluara hapat fals, nëse ekipi i Paulo Fonsecës kërkon të evitojë fazën e Play Off-it e të kualifikohet direkt mes 8 skuadrave më të mira.

Humbja e fundit në kampionat ndaj Atalantës ka trazuar ujërat tek kuqezinjtë, që këtë sezon nuk po tregojnë stabilitet në rezultate, duke humbur terren me ekipet kryesuese.

Ndaj edhe për këtë arsye fitorja ndaj kampionëve serbë në Champions mund t’i dhurojë motivimin e duhur ekipit të Fonsecës, për të rifituar vetëbesimin e për t’u rikthyer së qenuri kompetitiv edhe në Serie A.

Megjithatë krahas humbjes së fundit ndaj Atalantës, ajo që shqetëson teknikun portugez janë dhe mungesat e rëndësishme, si Pulisiç dhe Okafor, që i shtohen listës së lojtarëve jo disponibël.

Mbi të gjithë shqetësimi është për futbollistin amerikan, i cili do duhet të rrijë disa ditë, ndoshta edhe javë larg fushave të blerta. Përgjgijet e para të analizave tregojnë për një tërheqje të lehtë të muskulit, ndaj kuqezinjtë janë optimistë për rikthimin e tij në fundin e këtij muaji, kur Milan do të luajë fillimisht në transfertë ndaj Veronës më 20 Dhjetor, ose për sfidën e fundit për këtë vit, atë ndaj Romës më 29 Dhjetor.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: champions leaguefitoreKualifikimmilanOkaforPulisic

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Dosja 5D/ Dëshmon ekonomistja: Kam dërguar e-maile me dokumente financiare me urdhër të administratorit

GJKKO dënon me 2 vjet burg ish-oficeren gjyqësore në Elbasan

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English