Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

E morën peng në Greqi, i riu shqiptar iku pasi mori ftesën nga e dashura

15:10 26/08/2019
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme policia e Tiranës ka arrestuar një person i cili kishte lidhje me rrëmbimin e një 31-vjeçari shqiptar në Greqi.

Ndërsa 4 shqiptarë, midis tyre edhe një femër u arrestuan në Greqi.

I riu Jetmir Terollari kishte 5 ditë që ishte marrë peng në një banesë në Greqi. Kallëzimin për humbjen e Terollarit e kishte bërë vëllai i tij, i cili kishte humbur kontaktet prej disa ditësh.

31-vjeçari Terrollari, sipas mediave greke, ka udhëtuar drejt vendit fqinj me ftesë të së dashurës së tij dhe u rrëmbye në një stacion autobusi.

E dashura i kishte thënë se i kishte gjetur punë dhe se do të qëndronin bashkë në Greqi. Identiteti i vajzës ende nuk është bërë me dije, por mësohet se ajo është arrestuar në Greqi bashkë me 3 persona të tjerë të cilët e mbajtën peng prej 5 ditësh Jetmir Terollarin.

Për lirimin e tij, pengmarrësit kishin kërkuar shumën e 10 mijë eurove.

Njoftimi i policisë:

Operacion policor ndërkombëtar mes Policisë së Tiranës, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Departamentit të Policisë Kriminale në P.SH dhe Policisë greke, me ndërmjetësimin e Interpol Tirana

Finalizohet operacioni policor i koduar ”Korinthos”, iniciuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Arrestohen 5 shtetas të dyshuar si autorë të pengmarrjes së një shtetasi, nga këta 1 i arrestuar në Shqipëri dhe 4 në Greqi.

Falë inicimit nga Policia e Tiranës, dhënies së informacionit në kohë reale Policisë greke me adresën e saktë të vendndodhjes së pengmarrësve dhe mbajtjes së pengut, Policia greke bëri të mundur lirimin e pengut dhe arrestimin e katër shtetasve.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë morën informacion se në një fshat të Korinthos, Greqi, disa shtetas shqiptarë për motive të dobëta kishin marrë peng një shtetas nga Tirana dhe i kërkonin 10.000 euro për ta lënë të lirë.

Pas një hetimi disaditor duke përdorur metodat speciale të hetimit, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë dhe Policinë greke, me ndërmjetësimin e Interpol Tirana, finalizoi me sukses operacionin policor ndërkombëtar “Korinthos”.

Policia e Tiranës, falë informacionit të grumbulluar për vendndodhjen e saktë të autorëve dhe vendit ku mbahej peng shtetasi J.T., i ka dhënë nëpërmjet Interpol Tirana, Policisë greke informacion të saktë në kohë reale mbi vendndodhjen (adresën e banimit) të personit të marrë peng dhe pengmarrësve.

Policia greke mbi bazën e informacioneve të marra nga Policia e Shtetit bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Xh.N., 49 vjeç, banues në Tiranë.

H.M., 35 vjeçe, banuese në Tiranë.

B.M., 41 vjeç, banues në Tiranë.

M.M., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, si rezultat i ndërhyrjes në kohë është bërë i mundur lirimi i pengut, shtetasi J. T., banues në Tiranë.

Po në vijim të operacionit Policia e Tiranës bëri kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

  1. P., 24 vjeç, banues në Tiranë, (bashkëpunëtor)

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë vazhdon punën intensive për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet do i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë“ e kryer në bashkëpunim.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: e morengreqii riu shqiptariku pasimori ftesennga e dashurapeng

Të tjera

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!
Aktualitet

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të kthehet në gjueti tradhtarësh, por kjo nuk do të thotë të mbyllim sytë. Në Shqipëri, pushteti...

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh
Aktualitet

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Ka një moment kur pushteti nuk ka më nevojë të sulmojë shumë. Mjafton të presë. Të presë që njerëzit të...

15:00 17/06/2026
Para

Zjarri shkrumbon disa hektarë pyje në Krujë, zjarrfikësit në luftë me flakët

Lajmet e fundit

Mos harroni oligarkët!

Mos harroni oligarkët!

18:32 17/06/2026
Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

15:00 17/06/2026
E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

14:44 17/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English