E miratuar së fundmi në SHBA, Pipero zbulon kurën për pacientët me COVID-19

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mjeku Pëllumb Piero tregoi në studion e “Opinion”, terapitë që po pëdoren për kurimin e personave të prekur nga COVID-19.

Ai u ndal hidroksiklorokina, medikament ky i aprovuar në SHBA, i cili kombinohet me azitromicinën.

Pipero tha se hidroksiklorokina ka mbërritur në Shqipëri dhe po testohet te disa pacientë.

“Hidroksiklorokina është futur prej një jave dhe presim të kemi rezultatet e para”, tha Pipero.

Mjeku u shpreh se deri më tani ecuria është pozitive, ndërsa shtoi se për vaksinën duhet të presim edhe një vit.

“Personalisht nuk kam ndonjë shpresë të madhe, që këtë vit mund të kemi një vaksinë efektive, vaksina mund të dali nga fundi i vitit dhe të jetë në përdorim për njerëzit nga marsi I vitit tjetër”, tha Pipero.

Aktualisht numri i të prekurve nga COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 289, në mesin e të cilëve 16 viktima dhe 85 të shëruar.

Në spitalin Infektiv ndodhen 81 persona, 8 prej të cilëve në terapi intensive, ku 4 janë intubuar.

Qyteti më i prekur nga COVID-19 është Tirana dhe ndjekin më pas Durrësi me 30 dhe Fieri me 23.

Shpërndaje
Share.

Komento