“E kam urgjente”, Meta zbulon episodin: Po çoja vajzën në aeroport, e lashë rrugëve për Ramën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmjen e sotme kreu i shtetit Ilir Meta ka folur rreth marrëdhënies së tij me kryeministrin Rama, që duket se brenda pak ditësh ka ndryshuar në 360°.

Nëse gjatë pandemisë marrëdhënia mes tyre ngjalli polemika mbi një “pranverë të mundshme në raportin e tyre”, tashmë këto dyshime nuk ekzistojnë më.

Në një intervistë për “Opinion” Meta u shpreh se tani e tutje me Ramën do ketë vetëm raporte zyrtare mes institucioneve.

Ai tregoi një episod që ka pasur kohë më parë me kreun e qeverisë, duke treguar se e ka kryer shumë mirë detyrën e tij si president, por Rama është treguar jokorrekt.

Ai u shpreh se po dërgonte vajzën në aeroportin e Rinasit, kur Rama i ka kërkuar të takoheshin sepse sipas tij kishte diçka urgjente.

“E lashë vajzën rrugëve dhe shkova. Më ka kërkuar, kam qenë duke çuar vajzën në aeroport. I thash e ke urgjente, më tha po. E lashë vajzën rrugëve dhe shkova se jam president”, tha Meta.

Më tej, ai ka treguar se është dakord për një marrëveshje mes kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Basha, por për aq kohë sa ajo bëhet në kuadër të stabilitetit.

Inshallah ka, ta bëjnë marrëveshjen kur të duan. Qoftë se ka marrëveshje për destabilitet kjo është tjetër gjë, nëse bëjnë marrëveshje për stabilitet ta bëjnë me kënaqësi.  Pra, Presidenti nuk mund të marrë përsipër kur të tjerat nuk punojnë me integritetin e presidentit. Presidenti punon në bazë të kushtetutës jo të “Facebook”.”

Presidenti është shprehur se nuk ka ndërmend të bëjë lëvizje boshe, përsa i përket shpërndarjes së Parlamentit dhe se duhet të dalë fillimisht dikush që të marrë përsipër qeverisjen e vendit dhe më pas të bëjë shpërndarjen e Parlamentit.

Shpërndaje
Share.

Komento