E fundit/ Tre “policë” grabisin biznesmenin në Korçë: Njëri kishte dialekt verior

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një familje në Korçë është tronditur mbrëmjen e djeshje kur është grabitur nga tre persona të armatosur dhe të maskuar.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pas mesnate në Çiflig të Korçës në banesën e një biznesmeni. Ajo që ka bërë çudi ka qenë maskimi që ata kishin zgjedhur, të tre ishin veshur me uniformë policie.

Nga raportimet e para mësohet se bashkëshortët Nevruz dhe Sadete Vila janë lidhur dhe gjithashtu dhunuar nga grabitësit për rreth 30 minuta, kohë që atyre iu është dashur për të marrë 1.6 milion lekë të vjetra, që ndodheshin në shtëpi.

Menjëherë pasi tre grabitësit kanë dalë nga shtëpia, Sadete Vila është liruar dhe ka kërkuar ndihmë tek fqinjët, të cilët kanë lajmëruar policinë. Edhe pse forcat e policisë mbërritë, grabitësit arritën të shpëtonin  të ndihmuar nga errësira.

Tashmë gjatë natën çifti është pyëtur për të marrë të gjitha detajet dhe deri tani është bërë e ditur vetëm që njëri prej grabitësve kishte dialet verior.

Policia është duke hetuar ngjarjen edhe pse nuk ka asnjë gjurmë një të tregojë se kush janë përsonat që e kanë kryer këtë akt.

Shpërndaje
Share.

Komento