Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

E akuzoi se ka bërë pazar me Ramën, Basha i kërkon sqarime Bylykbashit në mbledhjen e kryesisë

22:21 10/10/2021
Reading Time: 3 min lexim

Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike nisi rreth orës 19:00 dhe ka zgjatur rreth dy orë, Në këtë mbledhje nuk mungoi dhe debati ndërmjet Bashës dhe Bylykbashit pasi ky i fundit e akuzoi Bashën se ka bërë pazare me Ramën për zgjatjen e vetingut dhe reformën territoriale.

Report Tv ka bërë të mundur zbardhjen e debatit ku mësohet se Bylykbashit i është kërkuar sqarim lidhur me një status të tij ku thotë se ka patur pazar mes Bashës e Ramës për vettingun dhe reformën territoriale.

Ndërkohë edhe Flamur Noka ka debatuar me Bashën duke rikthyer çështjen e largimitë t ëish-kryeministrit Berisha në diskutimet e mbledhje së PD-së.

Kujtpjmë se një ditë më parë deputeti i PD-së, Oerd Byykbashi reagoi me një postim në rrjetin e tij social “Facebbok”, ku hodhi akuza të forta kundrejt kryedemokratit Lulzim Basha se po bën pazar me Ramën në lidhje me çështjen e zgjatjes së afatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vettingun e gjyqtarëve në këmbim me Reformën Territoriale që duan demokratët.

PD kërkon një reformë të re territoriale dhe synon shtimin e numrit të bashkive në vend, ndërsa PS nga ana tjetër kërkon zvogëlim të tyre. Por sipas Bylykbashit, Basha po bën marrëveshje që të shtojë disa bashki në hartë, ku shpreson se mund të shtojë votat e demokratëve dhe në këmbim do i jap votat e nevojshme qeverisë që i duhen për të shtyrë afatin e vetingut.

Deputeti demokrat shkruante se Rama dhe Basha po luajnë si tregti me kuajt, kur në fakt opozita duhet të fokusohet në ndryshimin e një sistemi të ri zgjedhor që të mund t’i garantojë asaj votën e lirë. Bylykbashi është një nga deputetet që ka “braktisur” Bashën duke iu bashkuar ish-kryeministrit Berisha në foltoren e Durrësit.

Diskutimet në mbledhjen e Kryesisë së grupit të PD-së

Lulzim Basha: Oerd ke ti ofertë për çështjen e vetingut?

Oerd Bylykbashi: Ato lloj insinuatash tërhiqi kryetar. Unë po përsërisja një qëndrim që ta kam thënë në grup parlamentar, para dy javësh. Unë e kisha për Ramën atë postim. Qëndrimi im është në parim.  Duhet të ishte këtu kryetari i grupit i ngarkuar për vetingun i cili më ka kontaktuar mua ditën e enjte dhe i kam thënë kujdes se nuk është interesi ynë. Rama e di shumë mirë çfarë do, se e thotë në publik. Unë ka thënë Rama ofron pazar, nuk kam thënë që ka marrëveshje PD. Unë ta kam thënë në grup, ne na duhet sistemi zgjedhor, reforma zgjedhore, reforma territoriale dhe pastaj vetingu. Unë e kam thënë publikisht, ne na duhet një strategji për të gjitha reformat. Bateritë e partisë u turren ndaj meje,  është një reagim i ulët nga partia Demokratike ndaj meje.

Lulzim Basha: A di ti Oerd nëse dikush në parti ka marrë një propozim; më jep vetingun të të jap reformën territoriale?

Oerd Bylykbashi: Nëse ndodh kryetar, është një thikë pas shpine për demokratët. Është pazar i ofruar publikisht.

Flamur Noka: Po t’i referohemi demokracisë gjermane, dha dorëheqjen ai në Gjermani. Po ti referohemi demokracisë gjermane, ti duhet të kishe dhënë dorëheqjen dhe të kishe ikur.

Lulzim Basha: Dëgjoj akuza ordinere që po i bëj presione bazës. Qeverisja 8 vjeçare e PD ka pasur pjesën e vet të mirë dhe ka pasur edhe llumin.

Flamur Noka: Na thuaj cilin ke prioritet, sistemin, reformën zgjedhore apo territoriale.

Lulzim Basha: Prioriteti im është vetëm një; Largimi një orë e më parë i qeverisë Rama. Unë u kam ngarkuar detyra lidershipit të partisë për secilën reformë.

Etiketa: bashabylykbashidebatmbledhja e kryesise

Të tjera

11 amendamentet e Partisë së Lirisë për Buxhetin antisocial të Qeverisë
Kryesore

SPAK mbylli hetimet, Meta kërkon lirimin nga qelia

Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta ka kërkuar sot ndryshimin e masës së sigurisë, duke propozuar heqjen e “arrestit në burg”...

13:31 06/08/2025
Reagon Berisha: Xhaminë e Namazgjasë e nisi PD-ja në 2013
Kryesore

Berisha mbërrin në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje

Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të zbatimit të masës së...

10:06 04/08/2025
Para
Policia zbarkon në vendin që u vranë Bitri dhe Çollaku në Elbasan, kontrolle për persona të shpallur në kërkim (Video)

Policia zbarkon në vendin që u vranë Bitri dhe Çollaku në Elbasan, kontrolle për persona të shpallur në kërkim (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

22:15 07/08/2025
Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

19:25 07/08/2025
Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!

Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!

19:02 07/08/2025
Syri i Kaltër përballet me abuzime të vazhdueshme, institucionet heshtin

Syri i Kaltër përballet me abuzime të vazhdueshme, institucionet heshtin

18:40 07/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.