Një 73-vjeçar është shoqëruar nga policia e Fierit, pas dyshimeve për ngacmim seksual.
Nëna e një vajze 9-vjeçe ka akuzuar të moshuarin, të cilin e ka fqinj, se e ka prekur të bijën në vende intime.
Pasi bëri denoncimin, policia bëri menjëherë shoqërimin e të moshuarit, për ta marrë në pyetje.
E mitura ndërkohë do të merret në pyetje në prani të psikologjes, për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.