Nxënësit e gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier, u helmuan sërish ditën e sotme.
Polica zbuloi se shkak për helmimin është bërë spraj me piper.
Gjithashtu është identifikuar edhe nxënësi që dyshohet se e hodhi në ajër.
Sipas “Report Tv”, përgjegjësi për këtë ngjarje, por edhe atë të disa ditëve më parë, është A.D., nga fshati Kurjan.
Si pasojë e lëshimit në ajër të sprajit, nxënësit kanë shfaqur probleme me sytë, frymëmarrjen dhe lëkurën.
Dyshohet se nxënësi të ketë përdorur 4 spraj të tillë.
Prokuroria e Fierit ndërkohë ka nisur hetimet për rastin në fjalë.