Dyshohet se është prekur nga COVID-19, Albin Kurti vetëizolohet në banesë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dyshohet se është prekur nga COVID-19.

Ai është izoluar tashmë dhe po pret përgjigjen e analizave.

Lajmin e ka dhënë vetë Kurti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Kurti bën me dije, se është vetëkarantinuar, pas një takimi me një zyrtar të Ministrisë së Integrimeve Europiane, i cili kishte pasur kontakt me një person të prekur nga COVID-19.

Statusi i plotë 

Të dashur qytetarë, Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri (ZKM). Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin.

Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE. Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t’i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë. Ju faleminderit.

Kujtojmë këtu se numri i të prekurve nga COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 884, në mesin e të cilëve 28 viktima dhe 655 të shëruar.

Shpërndaje
Share.

Komento