Një 22-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pas akuzave për abuzim seksual me një vajzë të mitur.
Mësohet se ngjarja është regjistruar pasditen e djeshme në Kamëz.
Vajza u ka treguar prindërve për ngjarjen dhe më pas këto të fundit kanë bërë denoncimin në polici.
Sipas raportimeve në media, mësohet se i arrestuari është A.D., i cili ka hedhur poshtë akuzat.
E mitura ndërkohë është marrë në pyetje nga psikologët, si dhe i është nënshtruar ekzaminimeve mjeko-ligjore.