Skip to content
Të Gjitha

Dyshohet për 13 grabitje dyqanesh, mediat greke publikojnë foton e hajdutit shqiptar

· 1 min lexim

Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar të akuzuar për një sërë grabitjesh.

Arrestimi i tij u krye pasditen e 27 shkurtit.

Mediat helene kanë publikuar një foto të shqiptarit, i cili mësohet se është 19-vjeçari, Marino Zërellari.

Janë plot 13 raste vjedhjesh në dyqanet e Athinës, për të cilat shqiptari është i dyshuar.

Urdhëri për publikimin e identitetit të tij është dhënë nga Prokuroria e Athinës.

Gjithashtu në media është publikuar edhe një video, ku shqiptari me bashkëpunëtorët e tij, janë duke kryer një grabitje.

Zërellari fillimisht thyen xhamat dhe më pas shkon te kasa për të marrë xhiron ditore.