Dy shqiptarë, Romeo Qosja dhe Lefter Toçi, janë arratisur nga burgu grek në Kassavetia më 2 janar, duke ngritur shqetësime për masat e sigurisë në institucionet penitenciare.
Ata ishin dënuar për vepra të rënda kriminale, si vrasje, grabitje, shkatërrim prone me zjarr dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Qosja dhe Toçi, të cilët ishin transferuar në burgje të sigurisë së ulët për sjellje të mirë, kishin përfituar pesë herë leje gjatë 5 viteve. Zhdukja e tyre u vërejt në orën 21:00 kur kontrolli i zakonshëm zbuloi qelitë bosh.