Dy makina përplasen pranë Urës së Shkozetit, policia jep detajet e para

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.

Në njoftimin e policisë thuhet se rreth orës 17:30 në lagjen nr.14 pranë Urës së Shkozetit dy mjete janë përplasur, ku për pasojë janë regjistruar dëme materiale.

Njoftimi i policisë
Durrës/Informacion paraprak

Më datë 30.09.2020, rreth orës 17:30, në lagjen nr.14, Durrës, në afërsi të vendit të quajtur “Ura shkozetit” janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete me drejtues shtetasit A.K., dhe E.I., nga e cila ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Shpërndaje
Share.

Komento