Dy aksidente kanë ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Sipas informacioneve zyrtare një kamion ka përplasur një 20-vjeçar i cili po udhëtonte me motor. “Më datë 13.08.2021, rreth orës 17:45, tek Ura e Beshirit, një mjet kamion me drejtues shtetasin M. B., ka përplasur motorin me drejtues shtetasin K. H., 20 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë. Mësohet se shtetasi me inicialet K.H., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Po ashtu në rrugën “5 Maj”, një makinë ka përplasur 24-vjeçarin me motor. “Rreth orës 17:45, në rrugën “5 Maj”, mjeti me drejtues Y. D., ka përplasur motorin me drejtues D. L., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin zyrtar. Mësohet se grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidenteve.
Tiranë/Informacione paraprake
Më datë 13.08.2021, rreth orës 17:45, tek Ura e Beshirit, një mjet kamion me drejtues shtetasin M. B., ka përplasur motorrin me drejtues shtetasin K. H., 20 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Rreth orës 17:45, në rrugën “5 Maj”, mjeti me drejtues Y. D., ka përplasur motorrin me drejtues D. L., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.