Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

DW: Dosja e Arben Ahmetajt, test për SPAK-un, a po i vjen fundi mosndëshkimit në nivele të larta?

12:39 31/03/2023
Reading Time: 3 min lexim

Ish-zyrtari i lartë në tri qeveritë Rama po hetohet për katër vepra penale: mosdeklarim ose deklarim të rremë të pasurisë; korrupsion pasiv; pastrim parash dhe shpërdorim detyre, kjo e fundit lidhur me koncesionin e dhënë prej tij për inceneratorin në Elbasan.

Ish- kryeministri Ahmetaj i ka hedhur poshtë akuzat e SPAK-ut dhe ka këmbëngulur që nuk është i përfshirë “në asnjë rrethanë në aferën e inceneratorit në Elbasan”.

Dosja penale e ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj shihet si test për SPAK-unlidhur me ndëshkimin ose jo të korrupsionit të politikanëve të lartë.

Shpërdorim detyre dhe abuzime me fondet publike

Akuzat e tjera ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj janë për korrupsion dhe pastrim parash, mosdeklarim apo fshehje të pasurisë dhe përfitime korruptive nga inceneratorët.

Në fillim të këtij muaji, SPAK administroi të gjithë dokumentacionin e 8 pasurive të paluajtshme dhe më pas vendosi sekuestro parandaluese për dy vila në bregdet të personave të lidhur me ish-zëvendëskryeministrin Ahmetaj.

Ngritja dhe rënia e ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj

Arben Ahmetaj është politikani socialist më jetëgjatë në tri mandatet e qeverisjes së kryeministrit Rama. Ai ka pasur poste të ndryshme ministrore në dy mandatet e para dhe në mandatin e tretë mori postin e zëvendëskryeministrit, që e mbajti vetëm 11 muaj, nga shtatori 2021, në korrik 2022, kur u shkarkua papritur nga kryeministri Rama.

Zhvillimet që pasuan vërtetuan dyshimet që shkarkimi i tij kishte ndodhur ndofta për shkak të përfshirjes në aferën e inceneratorëve. Kur SPAK-u publikoi zyrtarisht akuzat ndaj zëvendëskryeministrit Ahmetaj, kryeministri Rama që e pati bashkëpunëtor të afërt në qeverisjet e tij deklaroi që “nëse ato janë të vërteta ai, nuk e ndihmon dot”.

“Nëse ka shkelur ligjin, do të përgjigjet para ligjit”, deklaroi Rama për mediat.

Ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj po hetohet në gjendje të lirë. Ai vazhdon të jetë deputet i Partisë Socialiste. Analistë të pavarur të Tiranës parashikojnë mundësinë e arrestimit të tij vetëm nëse SPAK-u do t’i kërkojë parlamentit një autorizim të thjeshtë, ngaqë me ndryshimet ligjore konsensuale mes maxhorances socialiste dhe opozitës, deputetët nuk gëzojnë imunitet para drejtësisë.

A po i vjen fundi i mosndëshkimit në nivele të larta?

Shoqëria civile është skeptike. Në një protestë para selisë së SPAK-ut, të organizuar në mes të kësaj jave (29.03) nga Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile, protestuesit i kërkuan SPAK-ut të bëjë drejtësi kundër korrupsionit, “të hetojë, zbulojë dhe ndëshkojë krimet e krerëve të lartë të politikës dhe drejtësisë në 30 vite demokraci, politikanët që kanë vjedhur pasurinë publike dhe t’u konfiskojë pasuritë e marra në rrugë korruptive,”

Nëse ndaj ish-zëvendëskryeministrit, Ahmetaj, do të merret masa e arrestit me burg, ai do të jetë ish-politikani i tretë i lartë në qeverisjet socialiste të kryeministrit Rama, pas ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-ministrit të mjedisit, Lefter Koka, të cilit i jepet një dënim i tillë. Në vitin 2021 ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, u dënua me dy vjet burg për korrupsion dhe mosdeklarim të pasurisë.

Pritshmëritë e qytetarëve të Shqipërisë ndaj SPAK për të shkallmuar kulturën e betonizuar të mosndëshkimit të zyrtarëve janë të larta. / Marrë me shkurtime nga DW

Të lidhura

Fshatari, rosa dhe turisti
Kryesore

Fshatari, rosa dhe turisti

Nga Lutfi Dervishi Na ishte njëherë një vend me bukuri natyrore që Zoti ia kishte falur me bujari të pa...

16:51 12/07/2025
‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin
Kryesore

‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

Aktori Liam Neeson e “bëri të njohur” Shqipërinë duke ndjekur Markon nga Tropoxha (Tropoja). Filmi “Taken”, ku Neeson luan rolin...

16:48 12/07/2025
Para
A është i lidhur me sulmin te “Don Bosko” Ervis Martinaj? Ja çfarë deklaron kreu i SPAK-ut

A është i lidhur me sulmin te “Don Bosko” Ervis Martinaj? Ja çfarë deklaron kreu i SPAK-ut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Fshatari, rosa dhe turisti

Fshatari, rosa dhe turisti

16:51 12/07/2025
‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

16:48 12/07/2025
Fjalët e fundit të Werner Daum: “E doja Shqipërinë, populli juaj meritonte liri”

Fjalët e fundit të Werner Daum: “E doja Shqipërinë, populli juaj meritonte liri”

16:34 12/07/2025
BE rrit në maksimum taksat për duhanin, ndërsa Shqipëria hesht përballë reklamave të ndaluara

BE rrit në maksimum taksat për duhanin, ndërsa Shqipëria hesht përballë reklamave të ndaluara

12:41 12/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.