Skip to content
Kryesore

Durrësi ‘vishet’ kuqezi për festat kombëtare

· 1 min lexim

Mbrëmjen e sotme, rrugët e Durrësit janë gjallëruar nga atmosfera festive për Festën e Pavarsisë.

Të rinj të shumtë kanë dalë për të festuar, duke zbukuruar makinat e tyre me flamuj kombëtarë dhe duke krijuar një spektakël në rrugë.

Mes pjesëmarrësve spikasin edhe fëmijë të veshur me kostume tradicionale, të cilët i janë bashkuar festimeve në rrugë.

Zhurma e hareshme ka përfshirë Durrësin edhe me këngë patriotike, ndërsa makinat kanë lëvizur në kolona, duke krijuar një skenë të veçantë për qytetin.

Ndërkohë, entuziazmi i festës ka ngadalësuar qarkullimin në disa rrugë, por kjo nuk i ka ndalur kalimtarët që të ndalojnë për të filmuar momente nga kjo atmosferë unike.

Festimet spontane dhe të mbushura me energji pozitive kanë sjellë një mbrëmje të paharrueshme për Durrësin.