Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Durrësi, pasuria historike që po shuhet pa zhurmë në turizmin shqiptar

09:37 06/07/2025
Reading Time: 3 min lexim

Pavarësisht se është një nga qytetet më të vjetra të Mesdheut dhe i mbushur me trashëgimi të rrallë arkeologjike, Durrësi vazhdon të mbetet në periferi të turizmit kulturor në Shqipëri.

Rritja e vazhdueshme e numrit të turistëve të huaj në vend dominohet nga turizmi bregdetar, i lidhur ngushtë me sezonalitetin dhe ofertën natyrore, ndërsa vlerat kulturore dhe historike vazhdojnë të mbeten të pashfrytëzuara.

Në një treg gjithnjë e më konkurrues, Shqipëria nuk mund të mbështetet vetëm në det dhe diell për të ndërtuar një profil turistik të qëndrueshëm.

Durrësi duhej të ishte një pikë referimi, me histori që shtrihet nga periudha ilire dhe romake, te Bizanti, osmanët dhe e më tej, por realiteti në terren është zhgënjyes.

Turistët që vizitojnë Durrësin për trashëgiminë historike përballen me një itinerar të zbrazët, pa kontekst dhe pa orientim.

Muret antike të qytetit, “Torra Veneciane”, amfiteatri i famshëm, forumi bizantin, hamami osman, termat romake, të gjitha këto janë pika të rëndësishme arkeologjike, por vizitorëve nuk u ofrohet pothuajse asgjë për të kuptuar rëndësinë e tyre. Mungojnë guidat, sinjalistika, informacionet bazë dhe një qasje koherente për ta kthyer këtë trashëgimi në përvojë kulturore të vlefshme.

Edhe monumentet që janë restauruar rishtazi, si “Torra Veneciane” apo Hamami, janë thjesht hapësira të zbrazëta, me disa përpjekje të fragmentuara për riprodhime digjitale, që nuk lidhen drejtpërdrejt me historinë e Durrësit.

Në amfiteatër, një nga monumentet më të mëdha të periudhës romake në Ballkan, mungojnë plotësisht udhëzuesit profesionalë, panelet shpjeguese dhe çdo element që do ta bënte përvojën të kuptueshme dhe tërheqëse për një vizitor të huaj.

Trashëgimia në mëshirë të fatit

Strukturat antike, si termat publike romake nën Teatrin “Aleksandër Moisiu”, janë aktualisht të ekspozuara ndaj dëmtimeve për shkak të ndërhyrjeve ndërtimore të paorganizuara. Forumi bizantin, një monument unik në Ballkan, është i izoluar dhe mund të shihet vetëm nga trotuari. Mungesa e mirëmbajtjes, shpjegimeve dhe aksesit është dominuese në të gjithë itinerarin historik të qytetit.

Pa muze, pa strategji, pa vizion

Problemi më i thellë është mbyllja e muzeve. Aktualisht, Durrësi nuk ka asnjë muze funksional. Muzeu Arkeologjik ka vite që është mbyllur për rikonstruksion, pa afate të qarta rihapjeje. Kjo lë një boshllëk të thellë në përvojën e vizitorëve dhe tregon dështimin e një politike kulturore të mirëfilltë.

Qendra Muzeore Durrës, institucioni përgjegjës për menaxhimin e trashëgimisë kulturore të qytetit, duket më shumë e përqendruar te statistikat mujore të biletave sesa te përmirësimi real i ofertës turistike. Në mungesë të një vizioni institucional, barra i ka mbetur guidave private dhe operatorëve turistikë lokalë, të cilët me përpjekje të pavarura përpiqen të mbajnë gjallë një trashëgimi që po zbehet çdo ditë.

Një thirrje për reagim

E gjithë përvoja kulturore e një vizitori në Durrës përfundon brenda 30 minutash,  një kohë që nuk shërben as për të nxitur ndalesën për një drekë, jo më për të qëndruar disa ditë.

Në një kohë kur shumë vende ndërtojnë identitetin dhe zhvillimin ekonomik mbi trashëgiminë kulturore, Shqipëria, përmes mosveprimit, po e zhduk ngadalë këtë mundësi.

Turizmi kulturor nuk është një alternativë margjinale, është një domosdoshmëri për zhvillim të qëndrueshëm. Durrësi ka të gjithë potencialin për t’u kthyer në një nga destinacionet më të rëndësishme kulturore në Mesdhe. Por kjo nuk ndodh vetvetiu. Nevojiten politika publike vizionare, investime konkrete, menaxhim profesional dhe një qasje aktive nga institucionet përgjegjëse. Pa këto elemente, trashëgimia mbetet thjesht një sfond i heshtur për fotografi, ndërsa mundësitë ikin, ashtu si vizitorët që nuk kthehen më.

Etiketa: durresipasuri historike

Të lidhura

“Regata Brindisi” mbërrin në Orikum/ Gara që bashkon brigjet e Adriatikut dhe promovon Vlorën si destinacion elitar
Aktualitet

“Regata Brindisi” mbërrin në Orikum/ Gara që bashkon brigjet e Adriatikut dhe promovon Vlorën si destinacion elitar

Kushtet e favorshme atmosferike mundësuan zhvillimin e edicionit të 14-të të kampionatit ndërkombëtar të varkave me vela “Regata Brindisi”, një...

17:59 06/07/2025
Stina e verës në Evropë po zgjatet, Tirana e Athina qytetet me 143 ditë me nxehtësi ekstreme
Aktualitet

Stina e verës në Evropë po zgjatet, Tirana e Athina qytetet me 143 ditë me nxehtësi ekstreme

Moti i nxehtë po zgjatet ndjeshëm në qytetet evropiane, duke ndryshuar realitetin klimatik në kontinent. Temperaturat mbi 32°C, që dikur...

13:51 06/07/2025
Para
“Dua një familje tjetër”/ Flet komshiu që mbrojti 12-vjeçaren nga babai ‘monstër’

“Dua një familje tjetër”/ Flet komshiu që mbrojti 12-vjeçaren nga babai ‘monstër’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Regata Brindisi” mbërrin në Orikum/ Gara që bashkon brigjet e Adriatikut dhe promovon Vlorën si destinacion elitar

“Regata Brindisi” mbërrin në Orikum/ Gara që bashkon brigjet e Adriatikut dhe promovon Vlorën si destinacion elitar

17:59 06/07/2025
Stina e verës në Evropë po zgjatet, Tirana e Athina qytetet me 143 ditë me nxehtësi ekstreme

Stina e verës në Evropë po zgjatet, Tirana e Athina qytetet me 143 ditë me nxehtësi ekstreme

13:51 06/07/2025
Dogjën qëllimisht 450 m² tokë, 2 të arrestuar në Finiq

Dogjën qëllimisht 450 m² tokë, 2 të arrestuar në Finiq

13:32 06/07/2025
Dyshohet se konsumoi fostoksinë, ndërron jetë 25-vjeçari në Fier

Dyshohet se konsumoi fostoksinë, ndërron jetë 25-vjeçari në Fier

13:20 06/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.