Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnatës në lagjen 5 të Durrësit, në “Rrugën e Dëshmorëve”, si pasojë e tejkalimit të shpejtësisë.
22-vjeçarja që drejtonte mjetin ka humbur kontrollin pas kalimit të një rrethrrotullimi, duke dalë nga rruga.
Automjeti është përplasur fillimisht me një pemë, më pas me një makinë të parkuar dhe një biznes aty pranë, për të përfunduar në hyrjen e një pallati.
E reja është transportuar menjëherë në Spitalin e Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.