Skip to content
Të Gjitha

Durmishaj bëhet grek, federata merr vendimin

· 1 min lexim

Fiorin Durmishaj do të luajë për Greqinë. Gjithçka është konfirmuar.

Sulmuesi i cili refuzoi Shqipërinë ka marrë gjithë dokumentacionin e nevojshëm nga FSHF dhe ka dritën e “gjelbërt” që të vesh fanelën e kombëtares greke.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilat theksojnë se Anstasiadis e ka thirrur shtatlartin nën urdhërat e tij.

Ai pritet, sipas të gjitha gjasave, të jetë në fushë për takimin e ditës së martë që Greqia do të luajë kundër Bosnjës.

Kujtojmë se sulmuesi me origjinë nga Vlora, luan për Panionios në kampionatin grek dhe ka qenë pjesë e kombëtares U-21 të Shqipërisë.