Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dumani rrëzon ‘teatrin’ e Amnistisë Penale: Kanë përfituar edhe të dënuar nga GJKKO

00:21 16/07/2024
Reading Time: 3 min lexim

Kreu i SPAK, Altin Dumani me deklaratën e tij në Kuvend ka rrëzuar teatrin e bërë nga mazoranca dhe opozita kur u miratua amnistia penale. Teksa asokohe dy përfaqësuesit kryesorë Ulsi Manja (PS) dhe Gazment Bardhi (PD) deklaronin se amnistia nuk bëhet për të liruar nga burgu zyrtarët e dënuar nga GJKKO, sot kreu i SPAK ka deklaruar se nga ligji i Amnistisë Penale kanë përfituar dhe subjekte të dënuar nga Gjykata e Posaçme. Gazeta Reforma ka denoncuar që në kohën e propozimit të projektligjjit se amnistia ishte një pazar mes opozitës dhe mazhorancës për përfitime të ndërsjellta, të fshehura nën petkun njerëzor të një amnistie penale.

“Nga ligji për amnistinë penale kanë përfituar edhe subjektet të SPAK”, deklaroi Dumani.

Kreu i SPAK gjatë raportimit të Kuvend u pyet nga deputetja Flutura Açka për amnistinë penal, ku u bë bashkë opozita teknike me mazhorancën. Dumani pohoi se disa subjekte të SPAK përfituar nga amnistia penale.

“Ne nuk kemi asnjë kompetencë që të vlerësojmë veprimtarinë e një institucioni tjetër, është në të drejtën e tij të miratojë amnistinë, nga ky ligj kanë përfituar subjekte të cilët janë dënuar nga Gjykatat e Posaçme, 40 persona përjashtim nga dënimi, 65 nga zbritja e dënimit, 12 nga ndjekja penale, (pra janë pushuar hetimet) – pra kuvendi ka kompetencën për të miratuar apo jo një amnisti. SPAK është institucion kushtetues i pavarur, garanton ligji pavarësinë e tij. Ishte vullnet politik në 2016 për reformën, është vullnet politik për të marrë masa të tjera që mund të afektojnë SPAK”, tha Dumani.

Si u miratua amnistia penale

Amnistia penale në fillim të ‘shfaqes teatrale’ u këndërshtua nga opozita me pretekstin se po bëhet për lirimin e zyrtarëve të korruptuar dhe se nuk iu shërben qytetarëve.

Me rastin e 8 Marsit, Festës së Gruas, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, vizitoi Burgun e Grave në Ali Dem. Në një deklaratë të dhënë për mediat Manja u ndal te projektligji për Amnistinë Penale, i cili kishte nevojë për votat e opozitës për t’u miratuar. Manja është shprehur se mazhoranca është e gatshme të tërhiqet nga amnistimi i të dënuarve nga Gjykata e Posaçme, nëse ky amandament e pengon kalimin e ligjit

“E kam thënë që ditën e parë, nëse problemi është ai amendament, ne kemi deklaruar jemi të gatshëm të tërhiqemi, sepse nuk ka qenë në versionin zyrtar. Por nëse do të pyesni një zonjë brenda burgut, e cila është dënuar nga GJKKO, mendojeni dhe pozitën e asaj që priste. Dakordësia dhe kompromisi, është të hiqet dorë. Ne jemi të gatshëm të tërhiqemi”, tha Manja asokohe.

Por, amendament nuk u rrëzua kurrë, pasi koha tregoi se ndonëse opozita ‘kundërshtoi’ ishte thjeshtë një fasadë, pasi të dënuarit nga GJKKO përfituan.

Në seancën e 2 majit në Kuvend, plasi debati mes deputetit Agron Shehaj dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili u përshkallëzua në lidhje me çështjen e Amnistisë Penale. Shehaj akuzoi Manjan se ka gënjyer në lidhje me përfituesit e amnistisë, duke thënë se asnjë i dënuar për korrupsion nga Gjykata e Posaçme nuk do të përfitonte nga amnistia.

“Ministri i Drejtësisë deklaroi që nuk do të ketë as amnisti, as ulje të dënimit për të dënuarit për korrupsion,” citon Shehaj fjalët e Manjës në parlament. “Ministri gënjeu me paturpësinë më të madhe,” shtoi ai.

Shehaj vazhdoi duke thënë se, në fakt, amnistia ka çliruar rreth 40 zyrtarë nga burgu dhe ka ulur dënimet për 60 të tjerë. Ai i bëri thirrje ministrit të japë dorëheqjen dhe e akuzoi se qeveria po dërgon mesazhe të qarta kundër përpjekjeve të SPAK-ut për të luftuar korrupsionin: “Ju i kapni, ne i lirojmë,” u shpreh Shehaj.

Amnistia Penale u miratua me 110 vota pro, 1 abstenim dhe 1 kundër.

Një nga rastet e lirimit nga amnistia ishte ai ish-kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj, I dënuar nga GJKKO me 2 vite heqje lirie.

 

Etiketa: altin dumaniamnistia penalegazment bardhiulsi manja

Të lidhura

Trafik në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës “dynden” drejt bregdetit të Shqipërisë
Aktualitet

Trafik në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës “dynden” drejt bregdetit të Shqipërisë

Me rritjen e temperaturave dhe afrimin e fundjavës, shumë qytetarë kanë nisur udhëtimin drejt bregdetit shqiptar. Kjo ka sjellë trafik...

10:19 06/06/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Fier/ Tentuan të kultivonin kanabis, arrestohet autori

Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, si pjesë e operacionit kombëtar...

09:58 06/06/2025
Para
Horoskopi sot, 8 Maj 2024

Horoskopi sot: 16 Korrik 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Trafik në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës “dynden” drejt bregdetit të Shqipërisë

Trafik në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës “dynden” drejt bregdetit të Shqipërisë

10:19 06/06/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Fier/ Tentuan të kultivonin kanabis, arrestohet autori

09:58 06/06/2025
Ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit, ministria: Është krijuar një ‘tymnajë’ e panevojshme

Ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit, ministria: Është krijuar një ‘tymnajë’ e panevojshme

09:46 06/06/2025
Zjarr në qendrën e azil-kërkuesve në Babrru, evakuohen banorët

I moshuari harroi sobën ndezur, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

09:23 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.