Skip to content
Kryesore

Dumani në GJKKO/ Identifikon oficerin e policisë që bashkëpunonte me krimin

· 1 min lexim

Sot në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës ku po dëshmon i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani.

Gjatë procesit, që po zhvillohet me dyer të mbyllura, Dumani ka nxjerrë emrin e një oficeri policie, të cilin e akuzon si bashkëpunëtor me krimin.

I penduari ka përmendur oficerin me inicialet K.G., duke thënë se ky i fundit “njoftonte për lëvizjet e Oltit (Elton Kilës),” një anëtar i grupit të njohur si Henrik Hoxhaj.

“Ky i fundit më njoftonte mua për lëvizjet e shënjestrës”, tha Dumani.