Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Drogë dhe kallashnikovë mes Italisë dhe Shqipërisë, rrëfimi i bashkëpunëtorit të drejtësisë

17:24 05/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Një tjetër dëshmi tronditëse e një të penduari në Itali ka nxjerrë në dritë detaje të reja mbi trafikun e drogës dhe armëve të zhvilluar midis Shqipërisë dhe brigjeve të Garganos, në jug të Italisë.

Gianluigi Troiano, 34 vjeç, i njohur me nofkën “U’ Minorenne”, tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë, ka rrëfyer për rolin që ka pasur në rrjetin kriminal të lidhur me grupet shqiptare dhe klanet mafioze italiane.

Sipas tij, zbarkimet nga Shqipëria ishin të planifikuara dhe të garantuara nga figura të njohura të krimit. Një prej tyre, Omar Trotta, i vrarë në vitin 2017, përmendet si garantuesi i marrëveshjeve me shqiptarët.

Ai kishte udhëtuar në Shqipëri për të siguruar besimin mes palëve pas një incidenti ku dy shtetas shqiptarë ishin arrestuar në Vieste me drogë dhe armë.

Në një nga zbarkimet, një ngarkesë prej 1,200 kilogramë marijuanë mbërriti në Pugnochiuso. Shqiptarët që e shoqëronin ngarkesën, pas qëndrimit në një hotel në Ruggiano, u larguan drejt veriut me autobus, ndërsa droga u transportua në Torino, ku u dorëzua një grupi tjetër shqiptar që menaxhonte një punishte.

Në një tjetër rast, një zbarkim i përbashkët me dy anije, një jaht dhe një gomone solli në breg 4,000 kilogramë drogë, që u shkarkua në zonën e Peschici-t dhe u magazinua në një shtëpi fshati.

Nga kjo sasi, organizatorët morën si kompensim 150 kilogramë marijuanë dhe dy armë automatike të modifikuara, që sipas rrëfimit të Troiano-s, u testuan më pas në zonën e Ruggiano-s.

Troiano përmend gjithashtu kalimin e tij nga klani Iannoli-Perna te organizata rivale e Raduanos, një tjetër figurë tashmë e penduar. Ai rrëfen për grabitje brenda botës së krimit, ku pas një tradhtie, ndihmoi Marco Raduanon të lokalizonte dhe të vidhte drogën që ishte fshehur në një garazh në kështjellën e këtij të fundit.

Droga më vonë përfundoi në Molinella, ku u sekuestrua nga autoritetet.

Rrëfimi përfshin edhe disa figura të tjera kyçe të rrjetit kriminal. Tommaso Tomaiuolo përshkruhet si një nga vrasësit e klanit Miucci-Perna. Roberto Prencipe, i përmendur nga një tjetër i penduar si një nga autorët e masakrës së San Marcos, përmendet si kontakti për furnizimet me armë, drogë dhe kryerjen e vrasjeve.

Sipas Troiano-s, Prencipe ishte shumë i kujdesshëm, nuk përdorte telefona apo automjete dhe preferonte kontaktin fizik në banesë. Ai mbante të gjithë marijuanën nga zbarkimet dhe më pas e shpërndante përmes lidhjeve të tij në rrjetin e trafikantëve.

Dëshmia e Troiano-s përforcon akuzat për një bashkëpunim të ngushtë mes grupeve kriminale shqiptare dhe atyre italiane, të cilat kanë ndërtuar një linjë trafiku “Coast to Coast” që përfshin drogë, armë dhe dhunë, të mbështetur në një sistem të mirëorganizuar logjistik dhe garancish.

Etiketa: drogeItalikallashnikovshqiperi

Të tjera

Qeveria synon kufizimin e gazetarëve në Kuvend, AGSH: Cënohet liria e medias
Aktualitet

Qeveria synon kufizimin e gazetarëve në Kuvend, AGSH: Cënohet liria e medias

Qeveria ka planifikuar masa që kufizojnë praninë e gazetarëve në sallën e Parlamentit dhe në oborrin e tij, duke u...

18:54 17/09/2025
Shqiptari që sfidoi vdekjen për të shpëtuar fëmijët grekë, nderohet me shtetësi
Aktualitet

Shqiptari që sfidoi vdekjen për të shpëtuar fëmijët grekë, nderohet me shtetësi

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i ka dhënë shtetësinë greke emigrantit shqiptar Ledian Goga, i cili në qershor të vitit 2025...

16:35 17/09/2025
Para
Përfshihet nga flakët banesa dykatëshe në Berat

Përfshihet nga flakët banesa dykatëshe në Berat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qeveria synon kufizimin e gazetarëve në Kuvend, AGSH: Cënohet liria e medias

Qeveria synon kufizimin e gazetarëve në Kuvend, AGSH: Cënohet liria e medias

18:54 17/09/2025
Shqiptari që sfidoi vdekjen për të shpëtuar fëmijët grekë, nderohet me shtetësi

Shqiptari që sfidoi vdekjen për të shpëtuar fëmijët grekë, nderohet me shtetësi

16:35 17/09/2025
Rama, Çaçi dhe oligarkët e rinj: Si u plaçkit Saranda nga Buzi e Xhindoli me ankande fiktive

Rama, Çaçi dhe oligarkët e rinj: Si u plaçkit Saranda nga Buzi e Xhindoli me ankande fiktive

12:59 17/09/2025
Tragjedia në Valbonë, humb jetën turisti holandez pasi ra në humnerë

Tragjedia në Valbonë, humb jetën turisti holandez pasi ra në humnerë

10:47 17/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.