Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Drekës festive për të moshuarit nga Bashkia e Tiranës, iu bashkuan 3 shefat më të njohur në Shqipëri

15:35 30/12/2018
Reading Time: 3 min lexim

Thirrjes së Bashkisë së Tiranës për të shërbyer drekën e fundvitit për njerëzit në nevojë që frekuentojnë mensat sociale, iu bashkuan tre prej shefave më të njohur të kuzhinës në Shqipëri.
Erion Veliaj së bashku me tre shefat e kuzhinës, Arvin Kita, Bledar Kola dhe Fundim Gjepali, shërbyen drekën festive në Qendrën Sociale të Njësisë 9.

Veliaj u shpreh se ky vit ka qënë special pasi të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre dhe gjithashtu falenderoi tre shefat e kuzhinës të cilët sipas Erion Veliaj, nuk janë vetëm shefa ndër më të njohurit në Shqipëri, por mbi të gjitha janë njerëz e qytetarë të mire.

“Ky vit ka qenë special. Të gjithë japin një kontribut, pavarësisht se dikush është mësues, dikush është inxhinier, polic, doktoreshë apo kuzhinier i famshëm. Të gjithë kanë gjetur një moment që të japin një kontribut. Dua të falënderoj sot tre shefat, ndër më të njohurit në Shqipëri, atje ku gatuajnë ata pjatat paguhen shumë shtrenjtë, por fakti që zgjodhën që në fund të vitit të gatuanin, të shërbenin dhe të shtronin këtë drekë me komunitetin tonë të të moshuarve, më bën që t’u jem disafish mirënjohës sepse nuk janë vetëm kuzhinierë dhe shefa të mirë, por mbi të gjitha njerëz dhe qytetarë të mirë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku e cilësoi vitin 2018 si një vit të jashtëzakonshëm falë kontributit të qendrave sociale në të gjithë Tiranën që kanë ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. Ai gjithashtu tha se Tirana nuk është vetëm qyteti më I madh, por është edhe qyteti me zemrën më të madhe në Shqipëri.

“2018 ka qenë një vit i jashtëzakonshëm. Falë kontributit që na kanë të gjitha qendrat sociale, si ata që punojnë me të moshuarit, si ata që punojnë me fëmijët në nevojë, si ata që punojnë në zonat periferike, si ata që punojnë me komunitetin rom dhe egjiptian, si ata që punojnë me fëmijët e rrugës, si ata që punojnë me personat me aftësi të kufizuar, ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për Tiranën. Sigurisht, nuk zgjidhen të gjitha problemet, por fakti që në çdo cep të Tiranës ka një qendër sociale ku shërbehet një vakt, ku ofrohet dashuri, shërbim, një trajtim i gjithë personave në nevojë, e bën qytetin tonë pak më të mire. Për të gjitha stafet e qendrave sociale, apo edhe të katër restoranteve dhe kuzhinave që na u bashkuan sot, kam vetëm mirënjohje. Nëse pasi të mbarojmë festën do trajtojmë edhe janarin si dhjetorin, se nuk kemi nevoja vetëm në dhjetor, kemi nevoja edhe një janar, edhe në shkurt, edhe në mars, atëherë nuk ka asnjë arsye pse nuk duhet të jemi qyteti më i mirë jo vetëm në Shqipëri, por edhe qyteti me solidaritetin, dashurinë, edhe dhembshurinë më të madhe, në gjithë vendin tonë, apo edhe në gjithë rajonin tonë”, tha Veliaj.

Ndërsa kuzhinieri i njohur, Fundim Gjepali, duke e cilësuar punën e Bashkisë së Tiranës nën drejtim të kryetarit Veliaj, si punë të mrekullueshme, tha se Tirana nuk ndryshon shumë nga qytetet e tjera të Europës.

“Është kënaqësi e madhe për mua dhe kolegët e mi, Ervinin dhe Bledin, që shtruam këtë drekë. Pas 22 vitesh emigrimi në Romë dhe qytete të ndryshme të Europës, vendosa të kthehem në Tiranë dhe të jap kontributin tim, aq sa ka mundësi. O pa dashje, o me dashje, gjërat erdhën që u bëmë dëshmitarë të ndryshimit të Tiranës. Është një punë e mrekullueshme, që ka bërë një qytet që nuk ka asgjë ndryshe nga qytetet bashkëkohore”, u shpreh Fundim Gjepali.

Të tjera

Radhë kilometrike dhe trafik i rënduar në aksin Laç–Lezhë
Aktualitet

Radhë kilometrike dhe trafik i rënduar në aksin Laç–Lezhë

Kjo e diel ka shënuar një fluks të madh lëvizjesh drejt bregdetit të Lezhës dhe Velipojës, duke sjellë trafik të...

18:53 10/08/2025
“Elbasani në 100 Vjet”/ Ekspozita që rikthen historinë e qytetit mes mureve të kalasë
Aktualitet

“Elbasani në 100 Vjet”/ Ekspozita që rikthen historinë e qytetit mes mureve të kalasë

Ekspozita “Elbasani në 100 vjet” ka hapur dyert pranë mureve historike të kalasë dhe kullës së sahatit, duke ofruar një...

18:37 10/08/2025
Para

Rama surprizë familjes në Shkodër/ Shtëpi të re për vit të ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Radhë kilometrike dhe trafik i rënduar në aksin Laç–Lezhë

Radhë kilometrike dhe trafik i rënduar në aksin Laç–Lezhë

18:53 10/08/2025
“Elbasani në 100 Vjet”/ Ekspozita që rikthen historinë e qytetit mes mureve të kalasë

“Elbasani në 100 Vjet”/ Ekspozita që rikthen historinë e qytetit mes mureve të kalasë

18:37 10/08/2025
Rritja e çmimeve në Durrës, pushuesit kosovarë: S’është më si dikur

Rritja e çmimeve në Durrës, pushuesit kosovarë: S’është më si dikur

18:23 10/08/2025
Vrasje e trefishtë në Gjilan, autori i dyshuar fotografohet me liderët politikë

Vrasje e trefishtë në Gjilan, autori i dyshuar fotografohet me liderët politikë

18:01 10/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.