Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Drejtori Rigers Sheqeri kërkon 10 mijë euro për të mos prishur shtëpinë”, reagon IKMT

14:33 14/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Një banore e “Astirit” akuzoi shefin e IKMT-së se kërkon 10 mijë euro që të mos prishë shtëpitë. Ajo ka deklaruar për mediat se i kishte shkuar një sekser në shtëpi dhe i kishte kërkuar 10 mijë euro, por kërkesa nuk i ka ardhur drejtpërdrejt nga funksionari shtetëror. Gruaja theksoi se drejtori i IKMT-së së Tiranës i ka thënë se ndërtesa do të prishet pavarësisht se ajo është jashtë hartës së projektit.

Sipas saj, prishjet në këto momente janë selektive ku ata të cilët kanë paguar nuk u prishet komplet ndërtesa, por deri te matjet, ndërkohë që atyre që nuk kanë paguar u prishet e gjithë banesa pavarësisht matjeve të projektit.

“Kanë filluar prishjet prej 4 ditësh dhe IKMT-ja po ndjek dy standarde. Këto standarde janë, kush paguan do ju ngelet një pjesë e banesës nga projekti dhe kush nuk paguan do t’ju prishet komplet. Kjo gjë po ndodh po praktikisht me banesën time, unë i kam hapur rrugë projektit te vija e kuqe ku është bërë matja dhe ku është vendosur x-i dhe punonjësit e IKMT-së thonë që ajo duhet të prishet ndërkohë që ajo pjesë nuk e pengon fare projektin. Këtu po bëhen matrapazllëqe dhe pazare si te tregu i fruta perimeve. Normalisht që disa kanë paguar, mua ma sollën sekserin sot në mëngjes dhe më thanë se nëse do paguaja ai objekt s’do prishej sot. Flitet për shuma nga 10 mijë euro e sipër, këto të shohi Erion Veliaj dhe qeveria.

Personi ka qenë dje dhe më ka thënë se objekti yt do prishet, është drejtori i IKMT-së, Rigers Sheqeri, nuk e di se kush i kërkon paratë se dërgojnë sekserët e tyre. Nuk e di kush i kërkon paratë, por janë drejtorët e Erion Velisë, për këtë të hetojë prokuroria dhe SPAK.

Ti jap 10 mijë euro IKMT-së?! Unë nuk kam, më mirë le ta prishin”,- tha gruaja për mediat.

Në mesditë IKMT reagoi pas akuzave që janë bërë mëngjesin e sotëm nga banorët e Unazës së re, për prishje selektive të shtëpive të tyre, apo dhe për marrje ryshfeti që ndërtesat të mos prisheshin.

“Zonja përmendi edhe emrin e drejtorit të Tiranës në IKMT, si personi që i ka komunikuar se duhet të lirojë shtëpinë, por në lëmshin e fjalëve pa krye e pa trup, mund të aludohej kollaj siç edhe ndodhi nga mediat, se zyrtarët i paskëshin kërkuar shpërblim për mosprishjen e shtëpisë. Më poshtë keni dokumentin e sotëm të kallëzimit penal nga drejtori i Tiranës në IKMT, si dhe vendimin e Këshillit të Ministrave për prishjen e objektit që zonja pretendonte se mund të qëndronte në këmbë nëpërmjet ryshfetit”, thuhet në reagim.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: astirIKMTVeliaj

Të tjera

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Para

Akti Normativ për vaksinën: “Marrëveshja me Pfizer, sekret tregtar, nuk publikohet”

Lajmet e fundit

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English