Drejtësia në kohën e koronavirusit: Vendimi absurd që mund t’i mbyllë gjykatat deri në 23 qershor

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Impaktit të pandemisë së koronavirusit nuk mund t’i shpëtonte as sistemi i drejtësisë në Shqipëri.

Që prej 10 marsit, gjykatat në mbarë vendin kanë mbyllur dyert me një vendimt të Këshillit të Lartë Gjyqësor për të siguruar shëndetin e stafeve gjyqësore, në një kohë kur situata e përhapjes së virusit në Shqipëri ishte ende e paqartë.

Më 24 mars, KLGJ vendosi sërish për shtyrjen e hapjes së gjykatave deri më 7 prill e më tej deri më 22 prill dhe duket se ky paralizimi i sistemit gjyqësor mund të vijojë deri në korrik.

Ndonëse nga dita në ditë kryeministri Rama po lejon gradualisht hapjen e bizneseve të ndryshme, për gjykatat duket se një gjë e tillë nuk vlen.

Shtyrja e afatit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore me 60 ditë të tjera nga ana e kryeministrit, sjell për pasojë dhe një pezullim të proceseve gjyqësore që po rezulton në një kaos të vërtetë në sistemin e drejtësisë shqiptare.

Gjyqe që zvarriten përtej afateve, qytetarë në pritje të vendimeve thelbësore për jetët e tyre dhe në pamundësi për të nisur procese gjyqësore për të kërkuar të drejtën e tyre: E gjitha kjo në një kohë kur gjykatat mund të funksionojnë në mënyrë të tillë për të mos rrezikuar shëndetin e askujt.

Lidhur me këtë problematikë që mund të ketë një impakt të jashtëzakonshëm në sistemin tonë gjyqësor, ka raguar së fundmi Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

Burime për “gazetareforma.com” bëjnë me dije se avokatët shqiptarë, të cilët nuk janë përfshirë në paketën e ndihmës nga qeveria ndonëse aktiviteti i tyre është bllokuar prej më shumë se një muaji, do të dalin në një deklaratë të përbashkët për të kundërshtuar shtyrjen e mëtjeshme të mbylljes së gjykatave.

Sipas tyre, seancat mund të kryhen fare mirë pa praninë e palëve të përfshira, ku të pranishmit (avokatë, trupa gjykuese dhe sekretari) mund të vijojnë procesin duke ruajtur distancën sociale të nevojshme në kushtet e pandemisë dhe në këtë mënyrë të çlirojnë nga ngërçi sistemin e drejtësisë, që do t’i vuajë në vijim pasojat e këtyre shtyrjeve.

Shpërndaje
Share.

Komento