Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Drama e bujqësisë, ulen mbjelljet në vend, bizneset shesin stoqet e plehëruesve në Kosovë dhe Serbi

09:38 23/03/2022
Reading Time: 2 min lexim

Të dhënat e tregtisë së jashtme për muajt janar-shkurt 2022, treguan se eksportet e plehëruesve për bujqësinë shënuan rritje me mbi 1400 për qind, në një kohë që importet kishin pësuar rënie drastike, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.   Gjatë janar -shkurt 2022, sipas të dhënave të INSTAT, u eksportuan 1,1 miliardë lekë plehërues në krahasim me 62 milionë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë importet në të njëjtën periudhë shënuan rënie me 59%. Në janar – shkurt 2022 u importuan 459 milionë lekë nga ky produkt që shërben si lëndë e parë në bujqësi nga 1,1 miliardë lekë që ishin importet në dymujorin e parë të vitit 2020.

Burimet nga tregu bënë të ditur se, tregtarët po rieksportojnë stoqet dhe furnizimet në Kosovë dhe Serbi prej mungesës së interesit në tregun vendas. Heqja e subvencioneve dhe vënia e TVSH mbi inputet, të kombinuara me çmimet e larta të plehëruesve në tregjet ndërkombëtare i bënë të papërballueshme blerjet nga fermerët shqiptare, shpjeguan të njëjtat burime.

Teksa e kundërta ndodhi në rajon. Qeveritë në Serbi dhe Kosovë rritën subvencionin për bujqësinë, ndaj vendet patën një kërkesë më të lartë të plehrave këtë vit. Pengesat për furnizime nga Rusia dhe Ukraina rritën kërkesën për stoqet shqiptare të plehëruese, të cilat nuk u shitën dot në tregun vendas.

Të dhënat reflektojnë situatën dramatike që po kalon bujqësia shqiptare kur për shkak të kostove të larta, fermerët këtë sezon kanë kryer më pak mbjellje si në sera dhe në fushë.

Sipas përllogaritjeve që ka bërë eksperti i bujqësisë Ilir Pilku, nga viti 2019 në vitin 2020, çmimi i një kilogram DAP u rrit me 86%, ureja me 117%, fungicidet me 33%, insekticidet me 33%, plehrat inorganike me 17% e etj. Zoti Pilku tha se çmimet e larta të inputeve rritën koston e prodhimit të një kilogram ne serë me 41 për qind. Për të prodhuar një kilogram domate në serë në vitin 2022 kushton 41 lekë nga 28 lekë që ishin në vitin 2019.

Në fillim të këtij viti, qeveria mori dy masa në dëm të bujqësisë. E para, norma e kompensimit të prodhuesit bujqësor nga 6% u bë 0%.

E dyta vendosja TVSH-së 10% të furnizimit të inputeve bujqësore, siç janë plehrat kimike, pesticidet, farat dhe fidanët, përveç hormoneve të klasifikuar në kodet 2937 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, nga zero për qind që ishin deri në fund të vitit 2021.

Sipas eksperteve të bujqësisë këto masa fiskale ndaj sektorit bujqësor u morën në një periudhë të vështirë pasi çmimet e lëndëve të para po rriteshin, ndërsa çmimet e ofruara për prodhimet bujqësore ishin në rastin më të mirë njësoj ose më të ulëta.

Stimujt u hoqën në një kohë që qeveria nuk kishte menduar një skemë të re kompensimi për fermerët duke bërë që shumë prej tyre prej humbjeve të larta të mos mbjellin për sezonin e ri.

Braktisja e serrës sikur edhe një sezon të vetëm, krijon hendek të madh në të gjithë zinxhirin bujqësor dhe më vonë kërkon kosto të dyfishta për ta rimbjellë./Monitor/

Të tjera

Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen
Aktualitet

Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen

Një sipërmarrës italian 54 vjeç, Massimo Ferro, ka ndërruar jetë në muajin dhjetor në Tiranë, pas një ndërhyrjeje për ngushtimin...

15:47 07/02/2026
Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”
Aktualitet

Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”

Banorët e Rrjollit kanë hyrë sot në ditën e gjashtë të protestës kundër ndërtimit të një resorti turistik në bregdetin...

15:31 07/02/2026
Para
Qëlloi me breshëri plumbash në furrën e bukës, dalin pamjet e “lajthitjes” së 32-vjeçarit në Shkodër

Qëlloi me breshëri plumbash në furrën e bukës, dalin pamjet e "lajthitjes" së 32-vjeçarit në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen

Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen

15:47 07/02/2026
Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”

Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”

15:31 07/02/2026
Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

12:12 07/02/2026
Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

22:19 06/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.