Drafti i propozuar nga Rama për asocacionin, Berisha e lidh me çështjen “McGonigal”

0
53

Teksa kryeministri Rama bëri të ditur ditën e sotme se ka propozuar një draft për asociacionimin e komunave në veri të Kosovës, menjëherë ka ardhur një reagim nga Berisha. Sipas ish-kryeministrit Berisha, ky është një akt i shëmtuar që e tensionon akoma më shumë situatën.  Gjithashtu Berisha shton se teksti i këtij dokumenti është shkruar në Beograd, ndërsa u shpreh se Rama kërkon të zgjidhë çështjen që ka me McGonigal.

“Sot Edi Rama në detyrim doli dhe informoi shqiptarët se ka hartuar dhe dorëzuar tekstin e marrëveshjes së asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Teksti është shkruar në Beograd dhe pastaj rishkruar në Tiranë. Ky akt përben një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës në emër të Beogradit. Një akt i shëmtuar në historinë e marrëdhënieve të dy vende, një akt që nxit dhe nuk qetëson konfliktin. Një akt që Rama përpiqet të zgjidhë konfliktin e tij me McGonigal, për të cilin në cdo drejtësi të botës vendin e ka në burg, aty ku është McGonigal”, tha Berisha.

Theksojmë se Rama dënoi qëndrimin e deritanishëm të qeverisë së Kosovës sa i takon tensioneve në Veri.  Ai tha se Kosova po dënohet ndërkombëtarisht për qëndrimet, ndërsa shtoi se Serbia po bën atë që ka bërë gjithmonë. Kreu i qeverisë shqiptare tha dje i ka dorëzuar një draft Macronit dhe Scholz, që është përgatitur nga ekspertë të pavarur amerikanë dhe europianë.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj