Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

DPSHTRR: Auto Moto Park Albania, qëllimi dhe përfitimet e projektit

08:36 01/04/2023
Reading Time: 4 min lexim

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor e cilëson projektin e Auto Moto Park si një nga më ambiciozët në parashikimet e saj.

Në një informacion përmbledhës të vënë në dispozicion të “Monitor”, DPSHTRR konfirmon se projekti synon krijimin e kompleksit të parë shumëfunksional për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të motorizimit, dhe jo vetëm.

“Një hapësirë që do të sjellë, për herë të parë, kulturën e motorsportit në kushte sigurie të plotë në Shqipëri, që do të mundësojë zhvillimin e garave kombëtare, rajonale e ndërkombëtare, në asfalt dhe jashtë tij, evidentimin dhe promovimin e talenteve të reja në motorsport, e gjitha sipas standardeve të përcaktuara nga FIA dhe FIM.

Një park që do të promovojë rritjen e sigurisë rrugore, me metoda të provuara, me programe specifike për publikun e zakonshëm, për profesionistët e fushës së transportit dhe për drejtuesit e mjeteve të ndihmës së shpejtë.

Këto hapësira do të mundësojnë lulëzimin e disiplinave të reja, si fluturimet sportive, çiklizmi i kronometruar në pistë dhe offroad, etj.

Programe specifike që do të ndihmojnë në rritjen e komunitetit të mjeteve historike Retro, nëpërmjet gjetjes, ruajtjes dhe rindërtimit të mjeteve që paraqesin interes historik, e gjitha duke garantuar formimin dhe kualifikimin e profesionistëve të rinj të auto-mekanikës”, nënvizon Drejtoria.

 

Qëllimi i projektit

– Struktura do të ketë në qendër Autodromin e parë të përmasave ndërkombëtare në Shqipëri, një pistë multidisiplinore e asfaltuar, me gjatësi rreth 3,800 metra.

Pista do të pajiset me të gjitha homologimet e nevojshme nga FIA dhe FIM, për të mirëpritur aktivitete garuese të niveleve të ndryshme, qoftë ato gara lokale apo ndërkombëtare, në disiplina të larmishme, duke filluar nga Karting e deri te disiplinat më të avancuara të automobilizmit e motoçiklizmit.

– Pistë offroad për të zhvilluar, në mënyrë të kontrolluar, sportet motorike që ushtrohen jashtë rruge, si Motocross, Trial, Crosscar, Autocross, Rallycross, etj.

– Mundësia për të shfrytëzuar hapësirat e strukturës për të zhvilluar sporte të tjera, të cilat deri më sot nuk kanë pasur hapësira të përshtatshme për të lulëzuar në nivelet e
duhura. Mund të përmendim këtu çiklizmin (i kronometruar dhe offroad), apo sportet ajrore për mjete ultra të lehta (Gliders, Paragliders, Hang Gliders, Balona, Skydiving, etj.).

– Akademia Kombëtare e Sigurisë Rrugore do të jetë gjithashtu në fokus të këtij projekti. E konceptuar për të ofruar më të mirën në fushën e trajnimit mbi sigurinë rrugore, kjo qendër formimi do të përfshijë një infrastrukturë që mundëson kurse trajnimi të niveleve të ndryshme.

Programi formues do të jetë gjithashtu i diversifikuar, duke filluar nga kurset për drejtuesit e zakonshëm të mjeteve, të cilët kërkojnë më shumë siguri në udhëtim, e deri te drejtuesit profesionistë, siç janë drejtuesit e flotave tregtare, transportit të udhëtarëve, forcat e ruajtjes së sigurisë fizike, ata që përdorin mjetet e ndihmës së shpejtë (Polici, Ambulancë, Zjarrfikës, etj.), forcat e Ushtrisë, etj.

– Në kuadër të zhvillimit të komunitetit Retro, do të ndërtohet edhe Akademia e Restaurimit të mjeteve historike.

E zhvilluar në bashkërendim me institucionet arsimore të nivelit të mesëm dhe të lartë që trajtojnë auto-mekanikën në programin e tyre, si dhe me auto-ofiçinat më në zë për restaurimin e mjeteve historike, kjo Akademi do të ketë qëllim të dyfishtë, në funksion të aktivitetit të saj:

së pari hulumtimi dhe shpëtimi i mjeteve me interes historik, me synim pasurimin e kulturës Retro dhe rritjen e inventarit të mjeteve historike në Shqipëri;

së dyti, zhvillimi i zanateve dhe profesioneve që lidhen me mirëmbajtjen dhe restaurimin e mjeteve historike.

– Akademia e Motorsportit synon të ndërtojë kulturën e munguar të motorsportit në Shqipëri, duke zhvilluar në mënyrë të disiplinuar këtë pasion te brezat e rinj, të cilët synojnë të ushtrojnë këtë sport. Synimi i fundit do të jetë evidentimi i talenteve të reja në motorsport, formimi, kualifikimi dhe promovimi i tyre për pjesëmarrjen në kompeticione ndërkombëtare nën flamurin shqiptar.

Përfitimet sipas DPSHTRR

– Krijimi i një strukture multifunksionale të certifikuar për motorsport, siguri rrugore e shumë më tepër, unike në llojin e saj në Shqipëri, por edhe më gjerë në rajon;

– Zhvillimi i kulturës së motorsportit në kushte sigurie të plotë dhe në formë të kontrolluar për garuesit, duke i larguar nga garat ilegale në rrugët publike dhe duke minimizuar mundësinë për incidente ekstreme me pasoja të pakthyeshme;

– Promovimi i disiplinave të reja sportive në motorsport e jo vetëm, e pamundur pa praninë e një strukture të tillë në vend;

– Evidentimi dhe formimi i një brezi të ri sportistësh amatorë e profesionistë, në disiplinat e ndryshme të automobilizmit, motoçiklizmit, sporteve ajrore, e shumë më tepër;

– Përmirësimi i drejtpërdrejtë i sigurisë rrugore, nëpërmjet kurseve formuese të posaçme për grupmosha e përdorues të ndryshëm të rrugës, që do të sjellin rezultate të prekshme afatgjata, jo vetëm në statistikat mbi aksidentet me pasoja të rënda, por edhe në rritjen e kulturës rrugore dhe uljen e sjelljes agresive në rrugë për mijëra udhëtarë në vend;

– Ruajtja dhe zhvillimi i komunitetit të mjeteve historike Retro, nëpërmjet evidentimit dhe shpëtimit të shumë mjeteve të harruara, të cilat përfaqësojnë një pasuri kulturore e historike për t’u kuruar;

– Promovimi territorial në nivel lokal dhe rajonal, nëpërmjet rritjes së turizmit specifik sportiv, frekuentuesve profesionalë dhe të pasionuarve të shumtë;

– Rritja e indeksit të punësimit në nivel lokal dhe rajonal në mënyrë të drejtpërdrejtë, nëpërmjet hapjes së vendeve të punës fikse dhe sezonale, brenda strukturës së Auto Moto Park, si dhe në mënyrë indirekte nëpërmjet zhvillimit të bizneseve të shërbimit në zonat rrethuese;

– Ruajtja dhe zhvillimi i një game të gjerë profesionesh dhe zanatesh që lidhen me riparimin, rinovimin dhe restaurimin e mjeteve me interes historik, si dhe atyre që lidhen me aktivitetet e motorsportit dhe sigurisë rrugore./RevistaMonitor

Të lidhura

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin
Aktualitet

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Derisa janë numëruar 3330 nga 5225 qendra votimi në rang kombëtar, Partia Socialiste kryeson me 453,859 vota, që përbëjnë 52.56%...

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani
Aktualitet

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në Qarkun e Fierit, ku deri më tani...

19:39 12/05/2025
Para
Investimet në rrugë, ARRSH 59 milionë euro për gjashtë akse, hapen tenderat

Investimet në rrugë, ARRSH 59 milionë euro për gjashtë akse, hapen tenderat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

19:39 12/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Ja fletët e votimit sipas qarqeve

Numërohen gjysma e kutive në Qarkun e Tiranës

19:28 12/05/2025
Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

19:04 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.