- Reklamë -spot_img
-2.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetDosja e zyrtarit të FBI dhe lidhja me Ramën/ Paloka: Zonja Kim...

Dosja e zyrtarit të FBI dhe lidhja me Ramën/ Paloka: Zonja Kim pse po hesht?

- Reklamë -spot_img

Ditën e sotme deputeti demokrat, Edi Paloka ka reaguar lidhur me publikimin e dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal i cili është vënë nën akuzë nga drejtësia amerikane, ku dhe janë zbuluar takimet me kreun e qeverisë shqiptare. Përmes një postimi në rrjete sociale, Paloka shkruan se pse ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim nuk ka reaguar ende lidhur me dosjen e bujshme. Ndërsa shtoi se, në këtë rast duhet të ishte ambasadorja e cila do i bënte thirrje SPAK për të hetuar ‘peshkun e madh’.

Zonja Kim, sot ka rastin ti bej thirrje SPAK-ut per te hetuar “peshkun e madh”.
Rama akuzohet nga drejtesia e vendit te saj se ka korruptuar funksionarin e larte te FBI per ta perdorur kunder opozites shqiptare. Pas heshtjes se Rames , ajo e zonjes ambasadore , sot zhurrmon me shume .
A eshte paguar Mc Gonigal dhe per te “konfirmuar” akuzat e Rames dhe “faktet” per “non grata-n” ???
Tani nuk mjafton t’ju thuash shqiptareve pas kaq kohesh se ata “kane te drejte te zgjedhin vete drejtuesit e tyre” pasi i ke kercenuar se do te hane bar. Dikush do duhet ta haje barin tani!”, shkruan Paloka.

Dosja e plotë e FBI-së rendit shkeljet e kryera nga ish-agjenti i FBI-së në New York, përfshirë këtu udhëtimet në Shqipëri dhe kontaktet me kryeministrin Edi Rama e persona të tjerë. Në dosje është përdorur një ‘fjalorth’ i vogël për të identifikuar të përfshirët.

Kujtojmë se ‘Personi A’ përfaqëson një shqiptar, të lindur në Shqipëri, por të natyralizuar si shtetas amerikan dhe banues në Nju Xhersi. ‘Personi A’ kishte qenë punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare disa dekada më parë.

‘Kompania A’ është një organizatë biznesi në Delaware e regjistruar nga Personi A në janar 2018.

‘Personi B’ është shtetas shqiptar i punësuar në një konglomerat energjetik kinez. Personi B vepronte si këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, duke mbajtur një llogari zyrtare emaili dhe pasaportë të qeverisë shqiptare dhe ishte një ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare. Personi A dhe personi B ishin miq dhe bashkëpunëtorë biznesi me njëri-tjetrin.

‘Personi C’ është shtetas i Bosnjë-Hercegovinës dhe këshilltar i një anëtari boshnjak të Presidencës. Personi C gjithashtu ka qenë ministër i mbrojtjes i Bosnjës.

‘Personi D’ është shtetas i Bosnje-Hercegovinës dhe themelues e Drejtor i Përgjithshëm i një kompanie farmaceutike me bazë në Bosnje dhe Hercegovinë.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj