Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dosja e SPAK/ Veliaj dhe Xoxa ushtrojnë presion ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

15:15 11/02/2025
Reading Time: 3 min lexim

Në dosjen hetimore të SPAK, e përbërë nga 366 faqe, për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, zbulohet se ai dhe bashkëshortja e tij kanë tentuar të prishin provat dhe të pengojnë hetimin nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Prokuroria e Posaçme ka arritur në përfundimin se për shkak të funksionit publik që Veliaj mban dhe veprimeve të tij ndaj agjentëve të BKH, ekziston “rreziku i helmimit të provave” dhe devijimit të procesit hetimor. SPAK gjithashtu konstaton se Veliaj ka dërguar mesazhe intimiduese ndaj agjentëve të BKH, të cilët kishin në dorë çështjen e tij.

“Në këtë kuptim, duke patur në konsideratë ambientin ku shtetasit nën hetim jetojnë, funksionin publik që ushtron shtetasi Erion Veliaj, njohjet e shumta, lidhjet e siguruara dhe ndikimi mjaft i fortë që buron nga ushtrimi i këtij funksioni, rëndësia e të cilit shtohet në mënyrë eksponenciale nisur nga territori që mbulon dhe fondet publike që administron Bashkia Tiranë, si Bashkia me e madhe në vend, duke vlerësuar sjelljen e shfaqur nga vetë shtetasi nën hetim Erion Veliaj ndërsa dërgon mesazhe me natyrë të fortë intimiduese në drejtim të hetuesve të BKH-së, të cilëve u kërkon hapur të ndalojnë me thirrjen e bashkëshortes së tij për të dhënë deklarime, pranisë së një prej të kryetarit të Bashkisë Tiranë gjatë takimeve të zhvilluara nga bashkëshortja e këtij të fundit me personat e thirrur nga organi procedues, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga hetuesit c BKH-së, si edhe duke patur në konsideratë sjelljen e shtetases Ajola Xoxa veçanërisht pas kontrolleve të ushtruara sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, organi procedues ka arritur në përfundimi ekziston rreziku real që disa prova të mos merren apo të merren në një formë të ‘helmuar’”, thuhet në dosjen hetimore të SPAK.

SPAK nënvizon se ky rrezik është provuar të jetë i prekshëm gjatë gjithë hetimit paraprak, veçanërisht në lidhje me personat që janë thirrur për të dhënë deklarata pranë SPAK.

“Në kushtet kur shtetasi nën hetim Erion Veliaj provohet të ketë dërguar mesazhe të shkruara në adresë të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, mesazhe këto që duket se kanë synimin të intimidojnë këta zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës së tyre, mund të imagjinohet lehtë më pas sesi ky shtetas mund të sillet me dëshmitarët potencialë në këtë proces, pra me provat që kërkohet të merren nga organi procedues. Gjithashtu, prania e punonjësve të rëndësishëm të bashkisë Tiranë, vartës të drejtpërdrejtë të shtetasit Erion Veliaj, si gjatë kontakteve që shtetësja Ajola Xoxa ka patur me personat e thirrur për të dhënë deklarime në Prokurorinë e Posaçme, ashtu edhe gjatë momenteve të kontrollit në zyrat e “Partners Law” shpk, dëshmon synimin për të vënë në rrezik marrjen e provave, por nga ana tjetër edhe miksimin e funksioneve publike me ato private të titullarit të bashkisë, duke i kërkuar personave që varen prej tij të kenë kontakte të paautorizuara me hetues në kryerje e sipër të detyrës. Nga ana tjetër, duke qenë se pjesa kryesore e hetimit penal është përqendruar në aktivitetet që lidhen me Bashkinë Tiranë, është e qartë se mundësia për të rrezikuar marrjen e provave të nevojshme nga zyrat e këtij institucioni është e prekshme, përsa kohë që nga vetë natyra e tij hierarkike persona të varur në funksionet e tyre mund të intimidohen nga shtetasi nën hetim.”

Etiketa: Arjola XoxaDosja e SPAKerion veliaj

Të tjera

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!
Aktualitet

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të kthehet në gjueti tradhtarësh, por kjo nuk do të thotë të mbyllim sytë. Në Shqipëri, pushteti...

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh
Aktualitet

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Ka një moment kur pushteti nuk ka më nevojë të sulmojë shumë. Mjafton të presë. Të presë që njerëzit të...

15:00 17/06/2026
Para
Ajola Xoxa kërkoi falsifikimin e firmës për të fshehur nënën në kontratë

Ajola Xoxa kërkoi falsifikimin e firmës për të fshehur nënën në kontratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mos harroni oligarkët!

Mos harroni oligarkët!

18:32 17/06/2026
Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

15:00 17/06/2026
E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

14:44 17/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

\n

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

\n

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

\n

Kontakt: [email protected]

\n

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco

© 2026 GazetaReforma

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English