Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dosja 978 ishte harruar, Meta i kërkonte Kastriot Ismailajt 200 mijë euro për zgjedhje

13:07 21/06/2019
Reading Time: 3 min lexim

Para disa ditësh media gjermane “Bild” publikoi 10 audiopërgjime lidhur me blerjen e votave të njerëzve të thjeshtë nga radhët e PS.

E ndërsa ditë e sotme një artikull investigues është publikuar nga “shqiptarja.com”, ku kanë sjellë në vëmendje hetimet për dosjen 978, ku edhe pse kanë kaluar 10 vite ato nuk janë harruar.

Tashmë pas 10 viteve kanë dalë në sipërfaqe disa përgjime që konsideroheshin të zhdukura që tregojnë sistemin e zgjedhjeve kur PD dhe LSI ishin pothuajse gati për të qeverisur bashkë.

Bëhet fjalë për Dosjen me nr.978 e regjistruar në 2009 në prokurorinë e Tiranës, ku objekt i hetimit ka qenë biznesmeni i kompanisë “Adriatik Development Corporatiopn LTD”, Kastriot Ismailaj, që sot po vuan dënimin me 11 vite burgim në burgun e Fierit.

Ai nxorri emra të njohur e të rëndësishëm të politikës e gazetarisë shqiptare.

Në përgjimet që prokuroria ka, del një komunikim me sms mes Kastriot Ismailaj dhe presidentin aktual Ilir Metës, ku ky i fundit një ditë para zgjedhjeve te 2009, i kërkon me urgjencë Kastriotit një shumë prej 200 mijë euro.

Shumë komunikime telefonike mes Metës e Ismailajt janë asgjësuar nga prokuroria e Tiranës me vendim gjykate.

Në këto biseda Meta, Kastrioti dhe personazhi tjetër me inicialet I.K, bisedojnë për punën e fushatës elektorale dhe mbështetjen të nevojshme. Gjithashtu në këtë dosje del dhe emri i Fatos Nanos dhe Sali Berishës.

Në 3 mars 2009 Kastrioti gjatë një bisede telefonike me shtetasen amerikane Rebeka Gaskin Gain, kjo e fundit i dërgon një sms me tekst: “Ministër i kujt resurs është ai?.” Ndërsa Kastriot Ismailaj ia kthen Rebekës  se është “…kryeministri…”, që për në atë periudhë rezulton të jetë Sali Berisha. Çfarë kërkonte Rebeka Gaskin nga kryeministri Sali Berisha? Nuk dihet pse nga dosje mungon biseda para dhe pas kësaj sms.

Mes emrave të tjerë që dalin në përgjimet e kësaj dosje, janë Fatos Nano, gazatarët I.K dhe A. Zh., botues A. D. dhe A.S, biznesmeni A.P. dhe E. Sh., dhe amerikania Rebeka Gaskin. “Shqiptarja.com” siguron të plotë dosjen e prokurorisë së Tiranës, ku evidentohen një sërë bisedash.

Fillimi i problemeve e sms me Ilir Metën për 200 mijë euro

Nga bisedat telefonike ka rezultuar se Ismailajt kanë filluar t’i dalin probleme edhe në Zvicër, ku ai ka shkuar të interesohet me një person që quhet Mustafa, për t’i gjetur edhe një avokat.

Në këtë kohë Ismailaj komunikon me E. Sh. për pagesat lidhur me drejtimin e kompanisë. Thuaj se çdo ditë Ismailaj ka komunikuar në gjuhën angleze me Rebeka Gaskin Gain, si dhe t’i dërgoj fatura të diskutoj për transferta parash, çështje biznesesh dhe në rajonin e Ballkanit. Njëherësh gjatë kësaj kohe rezulton se Ismailaj ka bërë investime në lokalin e marrë me qera, pranë ambasadës Greke në Tiranë.

Ka telefonuar dhe organizuar takime me Ilir Metën etj. Një ndër komunikimet me këtë të fundit ka qenë nje ditë para zgjedhjeve parlamentare në 22 qershor 2009, ku Meta i thotë Kastriotit në orën 17:57 me një sms me tekst:

“Nesër në darkë duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro”. Ndërkohë po në këtë ditë Kastriot Ismailaj komunikon me Edi Sh., ku bisedon për një transfertë ekspres. Kastrioti i përgjigjet se jam rrugës duke u kthyer nga Maqedonia dhe do e përfundoj nesër.

https://youtu.be/NeAgCPeWaP4

Të lidhura

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza
Aktualitet

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

Të paktën 66 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës si pasojë e mungesës së ushqimit dhe kequshqyerjes, njofton...

19:19 28/06/2025
Shuhen zjarret në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës
Aktualitet

Shuhen zjarret në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës

Një zjarr i fuqishëm përfshiu paraditen e sotme një zonë me kallamishta në lagjet pranë puseve të naftës në qytetin...

18:50 28/06/2025
Para

Kishte vjedhur 5 milionë paund, njihuni me “skifterin” shqiptar në Angli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

19:58 28/06/2025
Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

19:44 28/06/2025
66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

19:19 28/06/2025
Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

19:02 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.