Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dom Gjergj Meta uron Pashkët: Le të mbizotërojë gëzimi dhe fitorja mbi vdekjen

09:51 19/04/2025
Reading Time: 4 min lexim

Në atmosferën festive të Pashkëve, festa më e rëndësishme për të krishterët, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Gjergj Meta, ka drejtuar një mesazh urimi në emër të Kishës Katolike në Shqipëri.

Duke vënë në pah domethënien e thellë të kësaj dite të shenjtë, Imzot Meta ka uruar jo vetëm besimtarët katolikë, por edhe ata ortodoksë dhe ungjillorë, pasi këtë vit të gjitha degëzimet e krishterimit në vend e kremtojnë Pashkën në të njëjtën ditë.

Në mesazhin e tij, ai shpreh dëshirën që “të kemi gëzim në jetët tona” dhe fton të gjithë të krishterët të shpallin “ditën pa mbarim të fitores së Krishtit mbi vdekjen”.

Urimi për Pashkët nga Dom Gjergj Meta:

Të dashur miq,

Si çdo herë, për shkak të angazhimit dhe të qenit ipeshkëv në një Dioqezë që përfshin një territor të varfër e të shpopulluar, veçanërisht në këto ditë përgatitjeje për Pashkët, kam hasur në situata varfërie e mjerimi ekonomik dhe njerëzor, që shpesh u ikin reflektorëve të mediave, madje edhe vetë kujdesit tonë fetar, duke qenë se ndodh shpesh që ne të kujdesemi më shumë për pompozitetin e kremtimeve tona, sesa për jetën e njerëzve. Nuk e fsheh se jo rrallëherë më kap njëfarë trishtimi dhe fjalët e mia, të cilat mëtojnë të sjellin fjalën e Zotit, i shoh të pafuqishme përballë shumë situatave dhembjeje e vuajtjeje që nganjëherë e tejkalojnë imagjinatën tonë.

E pyes veten se ç’fjalë mund të them gjatë këtyre ditëve? A thua kanë vlerë fjalët e mia përballë dhembjes dhe vuajtjes së shumë njerëzve, qofshin këto fizike, shpirtërore apo edhe morale? Ndërkohë që çdokush në bashkësitë tona mundohet të kapë një audiencë sa më të madhe në rrjetet sociale, për të “reklamuar” gjërat e shenjta, në shumë familje nëpër fshatra, por edhe nëpër zona urbane, konsumohen situata të kalcifikuara dhembjeje dhe vuajtjeje. Jam i sigurt se Zoti më shumë se kudo, është aty, shpesh i heshtur e do të thoja i pafuqishëm për të ndryshuar diçka jashtë jetës së këtyre personave, për faktin e thjeshtë se këtë mision Ai na e ka lënë neve. Ai ndryshon zemrat tona dhe ne mundemi e duhet të ndryshojmë realitetin tonë.

Prandaj, të bësh një urim për Pashkët është një përgjegjësi e madhe, pasi rrezikojmë të biem në klishe-të e zakonshme, në fjalët që përdoren për çdo herë, por që gjithnjë e më shumë e largojnë festën nga jeta e shumë njerëzve. Nëse Krishti, me vdekjen e tij, e mundi vdekjen, sikurse thotë një himn i vjetër i Pashkës që këndohet në këto ditë, na ka lënë ne, që me angazhimin tonë, të bëhemi Pashkë për të tjerët, sidomos për ata që janë në vargonjtë e padrejtësisë, të dhunës, të luftës e të situatave të rënduara ekzistenciale. Nuk ka kuptim të urosh Pashkët, nëse nuk bëhesh Pashkë ti vetë. Por që të bëhesh Pashkë, duhet të bëhesh më parë Kryq, të zbresësh në varr e prej aty të kumtosh lajmin e mirë të jetës që shpërthen nga nata e Pashkës. Vetëm kështu, duke zbritur në varret e hapura të shumë situatave shoqërore dhe shpirtërore, mund të bëhesh lajmëtar i ditës së re.

Këtë vit, Pashkët kanë qëlluar në të njëjtën ditë për të gjithë të krishterët: katolikë, ortodoksë dhe ungjillorë. Është një rast i bukur që të kremtojmë dhe të gëzohemi të gjithë një zemre, edhe pse secili në bashkësitë e veta.

Le të jemi ne së pari Pashkë në jetën tonë e kështu të kumtojmë ditën pa mbarim të fitores së Krishtit mbi vdekjen. Sigurisht që e gjithë kjo do të ndodhë në liturgjitë dhe shërbesat që do të bëjmë nëpër kishat tona, por këtë duhet ta bërtasim me të madhe nëpër rrugët dhe në situatat e njerëzve të çdo dite, në veçanti të atyre, që për një arsye a një tjetër, gjenden në kryq, janë në varret e vuajtjes dhe të mjerimit për shkak të luftës, ndasive, inatit dhe zemërimit. Vetëm kështu do të kemi kremtuar me të vërtetë Pashkë.

Po ju uroj të gjithëve, katolikë, ortodoksë dhe ungjillorë, me përshëndetjen e të krishterëve: Krishti u ngjall! Me të vërtetë u ngjall!

Etiketa: dom gjergj metaPashkët

Të lidhura

Vendimtare për të ardhmen/ Prestigjiozja Le Monde artikull për zgjedhjet në Shqipëri
Bota

Vendimtare për të ardhmen/ Prestigjiozja Le Monde artikull për zgjedhjet në Shqipëri

Gazeta prestigjioze franceze Le Monde i ka kushtuar një analizë zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, duke i cilësuar ato...

12:54 11/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00 arrin rreth 22%
Aktualitet

Pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00 arrin rreth 22%

Sipas të dhënave të publikuara deri në orën 12:00, pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka arritur në 21.91%...

12:31 11/05/2025
Para
Vrasja e Egli Progës: Gjykata e Korçës lë në burg Andi Shkulakun

Vrasja e Egli Progës: Gjykata e Korçës lë në burg Andi Shkulakun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vendimtare për të ardhmen/ Prestigjiozja Le Monde artikull për zgjedhjet në Shqipëri

Vendimtare për të ardhmen/ Prestigjiozja Le Monde artikull për zgjedhjet në Shqipëri

12:54 11/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00 arrin rreth 22%

Pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00 arrin rreth 22%

12:31 11/05/2025
Tjetër konflikt fizik në qendrat e votimit në Pogradec

Tjetër konflikt fizik në qendrat e votimit në Pogradec

12:08 11/05/2025
Nga grushti te 100-vjeçari/ Zgjedhjet nisin me përplasje dhe tensione

Nga grushti te 100-vjeçari/ Zgjedhjet nisin me përplasje dhe tensione

12:04 11/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.