Doli pozitiv me COVID-19/ Izolohet familja e policit në Durrës, dyshohet se ka infektuar edhe kolegët

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Numri i të prekurve në vendin tonë nga COVID-19, vijon të rritet me ritme të larta.

Pas infermieres dhe sanitares në Lezhë e pacientit në Shkodër, një polic në Durrës ka rezultuar pozitiv gjithashtu.

Familja e tij është vetëizoluar, ndërsa vetë polici është transportuar me urgjencë drejt Infektivit.

Ka dyshime se ai mund të ketë infektuar edhe persona të tjerë, përfshi edhe kolegët.

Rastet e reja pritet të njoftohen edhe nga Ministria e Shëndetësisë gjatë përditësimit të të dhënave.

Bilanci i COVID-19 në vendin tonë është 124, mes të cilëve janë shënuar edhe 5 viktima.

Ditën e djeshme u shënua rritja më e madhe brenda 24 orësh, me 19 raste të reja.

Harta e të prekurve u zgjerua edhe me qytetet e Lezhës, Hasit dhe Beratit.

Numrin më të madh të të prekurve e mban Tirana me 72, ndërsa ndjekin më pas Fieri, Korça dhe Durrësi.

Në spitalin Infektiv ndodhen 79 persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, ndërsa pjesa tjetër janë në gjendje të stabilizuar në pavion.

Një lajm i mirë ndërkohë është shërimi i 10 pacientëve, të cilët rezultuan negativ në të dy testet e kryera.

Autoritetet vijojnë me thirrjet për respektimin e rregullave të higjienës, distancimit social dhe kufizimin e daljeve nga shtëpia.

Shpërndaje
Share.

Komento