Doli në përgjimet e “Bild” me Astrit Avdylajn, merret në pyetje ish-drejtori i Hipotekës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje Ani Dyrmishin, drejtorin e Hekurudhave në Durrës.

Dyrmishi doli në përgjimet e publikuara nga “Bild” në lidhje me “Dosjen 339” pak ditë më parë. Ai dëgjohej teksa fliste me të dënuarin për vrasje Astrit Avdylajn.

Avdylaj njihet ndryshe si koka e bandës së Shijakut. Në kohën kur janë bërë përgjimet, Dyrmishi mbante postin e drejtorit të Hipotekës.

Pak kohë më parë lidhur me këtë çështje, Prokuroria ka marrë në pyetje 9 persona të tjerë, midis tyre edhe Ilir Ndraxhin. Në përgjime dëgjohet Astrit Avdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Ai kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdylaj ka për deputetin Ilir Ndraxhi.

Në bisedat e publikuara Astrit Avdylaj zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

Shpërndaje
Share.

Komento