Doli kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, ministri shkarkohet nga Kurti

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkarkuar nga detyra Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Ky i fundit u deklaruar kundër qëndrimit të Kurtit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit.

“Në këto rrethana jam i detyruar të veproj, andaj edhe kam vendosur të shkarkoj z. Veliu nga detyra e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Unë kam njoftuar Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, për vendimin që kam marrë dhe po ashtu kam kërkuar prej tij që sa më shpejtë të ma dërgojë emrin e ministrit të ri”, thuhet në deklaratën e Kurtit.

Më tej Kurti shprehet, se Veliu ka përhapur panik, duke thënë se numri i të prekurve po rritet nga ora në orë.

Sipas kryeministrit të Kosovës, me qëndrimet e tij, Veliu ka minuar hapur punën e qeverisë.

Deri në zgjedhjen e ministrit të ri, të gjitha veprimet brenda këtij dikasteri do të merren nga zv. Ministri aktual, Xhelal Sveçla.

Aktualisht në Kosovë, numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 19.

Agim Veliu

Shpërndaje
Share.

Komento