Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dokumenti/ Provat për grupin ‘Bajri’ u dëmtuan

19:11 11/01/2019
Reading Time: 2 min lexim

Në një dokument të Prokurorisë për Krime të Rënda të siguruar nga ‘News 24’ pranohet zyrtarisht se ka patur tentativa nga persona të ndryshëm për të dëmtuar provat kundër grupit kriminal “Bajri”, i cili u godit pak muaj më parë në kuadër të operacionit të koduar “Forca e Ligjit.

“Është përfunduar këqyrja e CD të vëzhgimeve të kryera gjatë fazës hetimore për subjektet dhe lidhjet e tyre me persona të tjerë jashtë procedimit, që në një mënyrë apo tjetër janë përpjekur të prishin, dëmtojnë apo ndërhyjnë në provat e marra gjatë hetimit të çështjes”, thuhet në dokumentin e institucionit të akuzës.

Burimet e prokurorisë janë tejet të rezervuara për të dhënë detaje, mbi identitetin e personave që tentuan të ndihmonin pjesëtarët e grupit ‘Bajri’ për t’i shpëtuar drejtësisë. Por mësohet se po verifikohet roli i disa personave, mes të cilëve edhe zyrtarë shtetërorë dhe lidhjet e mundshme me grupin kriminal. Që grupi Bajri kishte lidhje të forta në politikë e polici u pranua publikisht nga ministri i Brendshëm i kohës, Fatmir Xhafaj.

Pak ditë pas arrestimit të të dyshuarve, Xhafaj deklaroi në emisionin “Real Story “grupi ‘Bajri’ ka pasur influence shtetërore në kohëra të ndryshme ndër vite, madje edhe në polici”. Ai e cilësoi grupin si ndër më të rrezikshmin ne vend dhe ndër më të fortët në veri.

“Është një grup i mirëstrukturuar kriminal me lidhje të forta familjare e krahinore. Një karakteristikë e grupit është se përdor dhunën ekstreme ndaj rivaleve dhe viktimave”, theksoi Xhafaj në shtator të vitit të kaluar. Sipas Xhafajt, Bajrët e ushtronin aktivitetin kriminal jo vetëm në Shkodër, por edhe qytete të tjera, e madje edhe jashtë vendit në Holandë dhe Belgjike.

Grupi Bajri u godit pas më shumë se 6 muajsh hetime. Por duket se kjo kohë nuk ka qenë e mjaftueshme që institucioni i akuzës të hidhte dritë mbi aktivitetin e tyre kriminal. Prokuroria për Krime të Rënda vendosi të zgjasë afatin e hetimeve, me qëllim kryerjen e disa veprimeve që konsiderohen të domosdoshme, për çështjen penale. Në duart e prokurorëve është edhe telefoni i një personi të dëmtuar nga grupi Bajri, në të cilin janë gjetur të dhëna të forta me rëndësi për hetimin. E ndërsa akuza në vend po grumbullon informacion kundër të dyshuarve, drejtësia holandeze pritet të vendosë më 17 janar për fatin e Behar Bajrit, nëse do ta ekstradojë pse jo drejt vendit tonë./bw

Të tjera

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit, mbetet në fuqi dënimi për korrupsion
Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit, mbetet në fuqi dënimi për korrupsion

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici, për të shpallur pafajësinë e tij. Institucioni...

15:38 25/09/2025
Kreu i Xhamisë së Namazgjasë Gazment Teqja kullë 17 kate, leje edhe për Samed Shehun e Fondacionit Mirënjohja
Aktualitet

Kreu i Xhamisë së Namazgjasë Gazment Teqja kullë 17 kate, leje edhe për Samed Shehun e Fondacionit Mirënjohja

Krahas trafikantëve ndërkombëtarë të kokainës, oligarkëve dhe bosëve të call centrave, mania e kullave ka përfshirë edhe njerëzit e fesë...

10:33 25/09/2025
Para

Emri i Maqedonisë/ Parlamenti miraton ndryshimet, shqiptarët votojnë ‘pro’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit, mbetet në fuqi dënimi për korrupsion

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit, mbetet në fuqi dënimi për korrupsion

15:38 25/09/2025
Kreu i Xhamisë së Namazgjasë Gazment Teqja kullë 17 kate, leje edhe për Samed Shehun e Fondacionit Mirënjohja

Kreu i Xhamisë së Namazgjasë Gazment Teqja kullë 17 kate, leje edhe për Samed Shehun e Fondacionit Mirënjohja

10:33 25/09/2025
Horoskopi ditor, e Dielë 13 Tetor 2024

Horoskopi: 25 shtator 2025

10:14 25/09/2025
Tronditje në Durrës/ Vritet me thikë 51-vjeçari, gjendet i pajetë në banesë

Tronditje në Durrës/ Vritet me thikë 51-vjeçari, gjendet i pajetë në banesë

21:38 24/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.