Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dokumentet nga Siria, Lleshaj mashtroi, nuk ndihmoi në shpëtimin e Alvinit

14:41 12/10/2020
Reading Time: 4 min lexim

Ministri Lleshaj ka gënjyer kur deklaroi se ka qenë pjesë e operacionit për shpëtimin e Alvin Berishës nga Kampi sirian Al Hol.  Gazeta Reforma disponon dokumente të Gjysmëhënës së Kuqe Arabe në Siri, të cilat rrëzojnë mburrjet e ministrit tonë të Brendshëm për kontributin në evakuimin e fëmijës nga Shqipëria. “Nisma për operacionin është ndërmarrë nga Republika e Shqipërisë, na kanë ndihmuar Italia, Kryqi i Kuq dhe Gjysëmhëna e Kuqe. Ata kanë vepruar në emër dhe për llogari të shtetit shqiptar. Qeveria italiane ka punuar ngushtësisht me ne”, ka deklaruar ministri Lleshaj.

Siria mohon përfshirjen e shtetit shqiptar

Por Gjysmëhëna Siriane përmend vetëm palën italiane, jo policinë shqiptare.  Më 7 nëntor 2019, është lëshuar komunikata zyrtare e Gjysmëhënës arabe të Sirisë.

“Nën kërkesën e Presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe pranë Qeverisë Siriane dhe me mbështetjen e Gjysmëhënës së Kuqe Siriane dhe palëve të tjera siriane, një fëmijë shqiptar është kthyer me sukses nga kampi al-Hol familjes së tij në Itali. Kjo pasi babai i ishte drejtuar ndihmës së Kryqit të Kuq Italian”, thekson deklarata.

Gjysmëhëna e Kuqe Arabe Siriane e shoqëroi djalin nga kampi në Damask nën udhëheqjen dhe ndjekjen e tij nga Inxh. Khald Hboubati, President i SARC. Nga Damasku në Romë djali i ri u shoqërua nga IFRC dhe Presidenti i Kryqit të Kuq Italian, Z. Francesco Rocca dhe Eng. Khald Hboubati|.

Francesco Rocca falënderoi të gjitha palët, të përfshira në këtë riatdhesim.

“Unë do të doja të falënderoja të gjithë ata që ishin të përfshirë në sigurimin e kthimit të sigurt nga kampi al-Hol i këtij djali 11 vjeçar në familjen e tij në Itali. Në veçanti, unë dua të falënderoj Gjysmëhënën e Kuqe Arabe Siriane për përpjekjet e mëdha që ka bërë për të lehtësuar këtë riatdhesim dhe për përkushtimin e jashtëzakonshëm që ka treguar dhe vazhdon të tregojë në përgjigjen e saj ndaj krizës humanitare të vazhdueshme në Siri “, tha z. Francesco Rocca.

Pra, në asnjë rresht nuk përmendet pala shqiptare dhe del mashtrimi i ministrit të të Brendshëm Lleshaj.

Një ditë më pas në 8 nëntor 2019, kemi një deklaratë të dytë të Gjysmëhënës sirine për çështjen e Alvinit.  Presidenti i Gjysmëhënës së Kuqe Siriane, Khaled Hboubati, gjatë një konference shtypi të mbajtur në Fiumicino – Itali, në lidhje me riatdhesimin e fëmijës shqiptar nga Al-Hol Camp në Itali, tha: “Nuk ka qenë e lehtë, por informacioni i saktë dhe i hollësishëm i mbërritur nga Italia dhe Shqipëria (prindërit e Alvinit)  na ndihmoi ta bëjmë riatdhesimin. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të punojmë së bashku për të sjellë fëmijët e tjerë në shtëpi. Kjo është rruga e duhur “.

Nga ana tjetër, Z. Francesco Rocca, president i Kryqit të Kuq Italian dhe Federatës Ndërkombëtare të Shoqërive të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, deklaroi se “Kapaciteti për dialog solli këto rezultate. Unë do të doja të falënderoja të gjithë autoritetet e përfshira për bashkëpunimin e tyre të jashtëzakonshëm , veçanërisht Gjysmëhëna e Kuqe Arabe Siriane, e cila luajti një rol strategjik “.

Rocca përfundoi konferencën me fjalët optimiste “Sot, ne arritëm ta kthenim Alvin përsëri tek babai dhe motrat e tij. Tani, ne jemi duke menduar për fëmijën tjetër në Al-Hol Camp”.

Madje, sipas prindërve të Alvinit autoritet shqiptare vonuan pajisjen me një kartë identitetit të fëmijës, pa të cilën nuk bëhej lëshimi nga autoritetet e kampit. Afrim Berisha, i ati i Alvinit, më 16 janar 2019, deklaroi se lirimi i djalit të tij ishte tërësisht meritë e shtetit italian. Madje, Afrim Berisha akuzoi se autoritetet shqiptare nuk i janë përgjigjur thirrjeve të tij.

Policia italiane: Operacionin e bëmë ne

Raporti i policisë italiane thekson ndër të tjera se identifikimi i 11-vjeçarit Alvin Berisha është kryer nga Policia Shkencore e Italisë.

“Operacioni, i realizuar nën kujdesin e Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale, i drejtuar nga Zëvendës Shefi i Policisë, Vittorio Rizzi, është koordinuar, që nga gushti 2019 nga Shërbimi i Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar (SCIP) me mbështetjen e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, dhe homologes së saj Gjysëmhëna e Kuqe”, sipas policisë italiane.

Leshaj në Libi, sa për një fotografi

Kur ka kaluar një vit, asnjë fëmijë tjetër nuk është riatdhesuar nga kampi famëkeq. I detyruar nga protestat e të afërmve të njerëzve që mbahen në Siri, në 22 shtator , ministri i Punëve të brendshme, Sandër Lleshaj ka zhvilluar një vizitë në Liban . Edhe ky është një mashtrim i radhës, një vizitë propagandistike, sepse nuk rezulton që të jetë kthyer ndonjë person nga Siria në javët e fundit. Në dallim nga Shqipëria, Kosova arriti t’i kthejë të gjithë shtetasit kosovar që ndodheshin në kampin Hol.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: femijetkampi sirianlleshaj

Të lidhura

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri
Aktualitet

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri

Gazetarja Aida Topalli ka hedhur dritë mbi një fenomen që po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha në Shqipëri:...

16:39 18/07/2025
Thethi nuk gjen qetësi as ditën e diel, fadromat e IKMT vazhdojnë shembjen
Aktualitet

Prishja e ndërtimeve në Theth, “Bloomberg”: Zemërimi i Kryeministrit i fortë në veri

Agjencia amerikane Bloomberg i ka kushtuar vëmendje të veçantë zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke u fokusuar në aksionin për...

14:01 18/07/2025
Para

‘Kemi 30 vite pa ujë’/ Banorët e fshatit Mlizë ngrihen në protestë: Nuk do të marrim pjesë në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri

16:39 18/07/2025
Thethi nuk gjen qetësi as ditën e diel, fadromat e IKMT vazhdojnë shembjen

Prishja e ndërtimeve në Theth, “Bloomberg”: Zemërimi i Kryeministrit i fortë në veri

14:01 18/07/2025
Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

13:39 18/07/2025
Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni

Vrasja e Renis Dobrës / Katër persona të dyshuar si pjesëmarrës në rrëmbim, dy vëllezër rezultojnë jashtë vendit

13:18 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.