Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dokumentet e reja të SPAK për Belinda Ballukun zbulojnë manipulimet e tunelit të Llogarasë dhe nënkontraktorin që askush nuk e përmend: Rrok Gjokën

11:33 24/11/2025
Reading Time: 4 min lexim

Që prej shpërthimit të dosjes Balluku, publiku është përqendruar te mesazhet, te turqit që fituan tenderin dhe te mënyra si u manipulua procesi. Ndërkohë, mediat vazhdojnë të shmangin një pjesë të rëndësishme të historisë: oligarkët që ndajnë paratë apo prestanomet, nënkontraktorët që bëjnë punimet dhe emrat që nuk preken kurrë. Në çdo skandal, SPAK merret me vulën, por jo me firmën që merr fitimin. Kjo ndodh edhe në Llogara.

Por në këtë histori ka një emër që qëndron në hije, i heshtur, i papërmendur nga askush, megjithëse shfaqet në çdo cep të aferës: Rrok Gjoka.

Ai është njeriu që nënshkroi si nënkontraktor i tunelit, njeriu që ka ndërtuar segmente që janë çarë, shembur dhe degraduar brenda pak muajsh dhe njeriu që vazhdon të fitojë tender pas tenderi nën qeverisjen e Belinda Ballukut, e cila tashmë është pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO-së.

Pjesët e dosjes hetimore të SPAK që kemi siguruar e bëjnë më të qartë këtë rol. Në dokumente tregohet se procedura e tunelit është shtyrë përpara me ndërhyrje të drejtpërdrejta të Ballukut: janë pranuar dokumente të paplota, janë shtyrë afate për operatorët që nuk përmbushnin kërkesat dhe janë lejuar në garë kompani pa certifikime ISO e pa kapacitete teknike të provuara.

Në disa komunikime të sekuestruara, Balluku jep udhëzime që orientojnë komisionet të mbyllin fazat “sa më shpejt”, ndërkohë që raportet e supervizimit nuk përmbanin asnjë provë testimi teknik: as verifikime të betonit, as kontroll të hekurit, as inspektime të detyrueshme strukturore.

Kjo do të thotë se supervizimi i tunelit, i vetmi mekanizëm që duhet të garantojë cilësinë dhe sigurinë, ka qenë një procedurë formale, e manipuluar, pa asnjë kontroll real në terren. Të gjitha këto janë të dokumentuara në dosjen e SPAK, e cila tregon se fazat e punimeve janë miratuar me firma, jo me inspektim teknik.

Në tunelin e Llogarasë, turqit rezultojnë fitues në letra, por puna reale nuk është zhvilluar nga ata. Dhe pikërisht aty lind pyetja që as mediat nuk e bëjnë dhe SPAK nuk po e prek: nëse dokumentet tregojnë se tuneli është ndërtuar pa hekur, me devijime nga projekti dhe me rrezik të theksuar sigurie, kush e ka bërë realisht punën? Kush ka gërmuar, betonuar, hedhur tunelin?
Gjoka Konstruksion.

Sipas dokumenteve të SPAK, fazat e punimeve të Gjokës janë kaluar pa kontroll dhe pa testime të detyrueshme. Disa raporte të supervizorit rezultojnë të mbyllura “pa vërejtje”, por në dosje shënohet se mungojnë provat e inspektimit. Kjo e bën të qartë se supervizimi është përdorur vetëm si firmë miratimi, jo si filtër sigurie.

Nuk ka qenë Intekar, nuk ka qenë ASL. Ka qenë Gjoka.

E njëjta histori përsëritet në çdo projekt të madh që ka kaluar në duart e Ballukut. Mjafton të shikosh Rrugën e Arbrit, një katastrofë inxhinierike që u ça pa u inauguruar mirë. Kompania e Gjokës ka shtuar fitimet duke kursyer materiale bazë, duke mos respektuar normat dhe duke i detyruar institucionet të hedhin qindra milionë lekë të tjera për riparime. A është bërë ndonjëherë një hetim i plotë? Jo. Përkundrazi, Gjoka mori më pas një tjetër projekt strategjik: furnizimin me ujë të zonave turistike në jug, me të njëjtin model “paracaktimi”.

Në zonat e tjera të vendit, historia përsëritet njësoj. Tuneli Kardhiq–Delvinë u shemb pa u hapur mirë, ndërkohë që ARRSH shtonte fonde tek e njëjta kompani ANK e Ndue Kolës.

Skandali Korçë–Ersekë, segmentet që çahen e shemben, tenderat e autostradës Thumanë-Kashar… copa të së njëjtës skemë, ku firmat problematike marrin kontrata të reja pa pasur asnjë ndëshkim. Vetëm dje, në aksin Kukë–Qafë Plloçë, 260 milionë euro, që u inaugurua nga Balluku dy muaj më parë, mali u shkëput dhe bllokoi rrugën.

Këto nuk janë rastësi. Dokumentet e siguruara nga SPAK tregojnë se supervizimet dhe procedurat teknike në projektet e Ballukut kanë ndjekur të njëjtin model: operatorë të favorizuar, kontrolle të pakryera, dokumente të pranuara edhe kur janë të mangëta, procese që mbyllen vetëm në letra ndërsa punimet reale zhvillohen pa vëmendje.

Ekziston skema klasike: turqit në letra, shqiptarët në terren, përfituesit e vërtetë në nënkontraktim.

Sepse nëse sot SPAK akuzon Ballukun për shkelje të barazisë në tender, për manipulime dhe komunikime të paligjshme, nuk mund të mbyllet një sy para faktit se kjo aferë nuk mund të ekzistonte pa nënkontraktorin kryesor. Dhe nënkontraktori kryesor është ai që ka qenë gjithmonë aty: Gjoka.

Dhe teksa Berberi sot është në qeli, Balluku në bankën e të pandehurve dhe të tjerët po bien një nga një, njeriu që ka ndërtuar veprat problematike, rrugët e çara, tunelin pa hekur, vazhdon të marrë tendera si të mos kishte ndodhur asgjë.

Ndoshta sepse aty ndodhet sekreti i financimit të vërtetë.
Ndoshta sepse aty mbyllet zinxhiri i parasë.

Dhe pikërisht për këtë arsye, nëse duam të kuptojmë aferën Balluku, duhet të fillojmë jo nga turqit, por nga Gjoka. Sepse aty fshihet përgjigjja që ende nuk po e prek as media, as politika, as SPAK.

Etiketa: Belinda Ballukudosjanenkontraktorreformaeditorialrrok gjokaSPAKTuneli i Llogarasëturqit

Të tjera

Horoskopi sot, 13 shkurt 2023
Horoskopi

Horoskopi: 24 nëntor 2025

Dashi Sot është ditë që kërkon qartësi dhe vetëkontroll. Mund të ndiheni të nxitur për të bërë një ndryshim të...

10:03 24/11/2025
Zinxhiri i vjedhjeve të Wizz Air: Mbyll sportelin përpara orarit për të zhvatur pasagjerët
Aktualitet

Zinxhiri i vjedhjeve të Wizz Air: Mbyll sportelin përpara orarit për të zhvatur pasagjerët

Një tjetër episod alarmant i zhvatjes sistematike nga kompania ajrore Wizz Air ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Aeroportin e...

18:17 22/11/2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dokumentet e reja të SPAK për Belinda Ballukun zbulojnë manipulimet e tunelit të Llogarasë dhe nënkontraktorin që askush nuk e përmend: Rrok Gjokën

Dokumentet e reja të SPAK për Belinda Ballukun zbulojnë manipulimet e tunelit të Llogarasë dhe nënkontraktorin që askush nuk e përmend: Rrok Gjokën

11:33 24/11/2025
Horoskopi sot, 13 shkurt 2023

Horoskopi: 24 nëntor 2025

10:03 24/11/2025
Zinxhiri i vjedhjeve të Wizz Air: Mbyll sportelin përpara orarit për të zhvatur pasagjerët

Zinxhiri i vjedhjeve të Wizz Air: Mbyll sportelin përpara orarit për të zhvatur pasagjerët

18:17 22/11/2025
Dritan Agolli, njeriu që shndërroi FSHZH në bankomatin e klientelës: nga tenderi 6 milionë dollarësh i satelitëve te mashtrimi i ri 2.6 milionë euro me avionë

Dritan Agolli, njeriu që shndërroi FSHZH në bankomatin e klientelës: nga tenderi 6 milionë dollarësh i satelitëve te mashtrimi i ri 2.6 milionë euro me avionë

13:21 21/11/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.