Në Aeroportin “Nënë Tereza” gjatë vitit 2018 kanë kaluar rreth 2 milionë e 960 mijë pasagjerë.
Gjithashtu gjatë muajit dhjetor është konstatuar edhe një numër i lartë i personave që kanë tentuar të udhëtojnë me dokumente të falsifikuara.
Agjentët e Policisë Kufitare të Rinasit gjatë kontrolleve të muajit të fundit arrestuan në flagrancë 39 persona.
Shtetasve në dalje të territorit të Shqipërisë u janë gjetur dokumenta të falsikuara greke, italiane, bullgare e rumune të cilat do përdoreshin për të kaluar zonën “Schengen”.
Mësohet se shumica e këtyre personave kanë deklaruar se synimi i tyre përfundimtar ishte Britania e Madhe.
Ato kanë zgjedhur periudhën e festave pasi menduan se do mund të shpëtonin kontrolleve nga fluksi i lëvizjeve të fundvitit.
Sipas specialistëve, dokumentet e falsifikuara – të sekustruara tashmë, – rezultojnë të një cilësie të lartë, pothuajse identike me origjinalet. Sipas burimeve policiore, një dokument të tillë në Shqipëri mund ta sigurosh për një shumë që varion nga 300 deri në 500 euro.
Kontrollet dhe frenimi i azilkërkimit është shtuar muajt e fundit në Aeroportin “Nënë Tereza” duke rritur edhe numrin e personave që refuzohen në dalje.
Burimi: Top Channel