Në prangat e policisë greke ka rënë një shqiptar, pas denoncimit që i bëri bashkëshortja e tij me pretendimin se ai e përdhunonte dhe dhunonte fizikisht. Shqiptarja e cila jetonte në Rodos të Greqisë ka denoncuar bashkëshortin e saj pasi ky i fundit e kërcënoi se do të kishte fundin e hidhur që pati Caroline Crouch, 20 vjeçarja britanike e cila u vra nga piloti Babis Anagnostopoulos në sy të foshnjës. Sipas raportimit të mediave greke pas denoncimit 39-vjeçari shqiptar, i cili ishte ish-efektiv policie është arrestuar.
“Ti je gruaja ime dhe unë bëj çfarë të dua. Do të të vras ashtu siç bëri piloti me gruan me tij”, mësohet t’i jetë shprehur shqiptari bashkëshortes së tij. Fill pas denoncimit dhe dëshmisë së gruas, policia arrestoi shqiptarin, i cili hodhi poshtë pretendimet e të resë.
Në dëshminë e tij në komisariat, shqiptari ka deklaruar se gjithçka ka qenë një keqkuptim. Mes të tjerash ai tha se njihej me bashkëshorten prej 12 vitesh dhe se nuk e kishte kërcënuar dhe dhunuar atë.
Kujtojmë se 20-vjeçarja Caroline Couch u vra më 11 maj, në prani të vajzës së tyre 11-muajshe. Ndërkohë që vetëm pas një muaj u zbulua se autor i krimit të rëndë ishte vetë bashkëshorti i viktimës, i cili e raportoi ngjarjen si grabitje.