Djali i Olldashit krahë Bashës: Glauk po nderon trashëgiminë e babait të tij

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një takim i rëndësishëm me studentët ka bërë që kryedemokrati Basha të sjellë në vëmendjen e tij Sokol Olldashin. Takimi ka qenë me studentët evropianë të EDS-së (European Democratic Studentes) dhe pikërisht në krahun e tij kishte Glauk Olldashin, të birin e Sokol Olldashit.

“Në këtë sallë ndodhen studentë që janë ngritur në një betejë të pashembullt, prej më shumë se një dekade në Europë. Studentë të Universiteteve Shpatarë të mbështetur nga miq e shokë të tyre, studentë që studiojnë jashtë shteti, njëri prej tyre Glauk Olldashi, që kam kënaqësinë e veçantë ta përshëndes, t’i uroj mirëseardhjen në këtë bashkëbisedim. Merita e tij është që në ditën e parë ka qenë krah studentëve shqiptarë në betejën për arsimin e lartë të standardeve euroipiane. Por natyrisht nderon trashëgiminë e babait të tij, ish-kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, një miku dhe bashkëpunëtorin timin, një nga liderët e PD ndarë nga jeta tragjikisht para disa vitesh, z.Sokol Olldashi”, theksoi Basha.

Ndërkohë që Basha edhe një herë tjetër ka thënë se edhe nga mandatet opozita ka hequr dorë pikërisht sepse kërkon të jetë në krah të njerëzve.

“Braktisëm atë që sot nuk është parlamenti i Shqipërie, por atë që është privuar se është produkt i krimit dhe bashkëpunimit me krimin, me pushtetarët aktuale që kanë uzurpuar institucionet duke shkatërruar votën e lirë, kanë shkatërruar shtetin e së drejtës”

Shpërndaje
Share.

Komento