Diplomatë amerikanë në gjyqin e Arbër Çekajt, shtyhet sërish seanca

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme u zhvillua seanca e radhës ndaj biznesmenit Arbër Çekaj dhe dy të pandehurve të tjera, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku.

Seanca u ndoq edhe nga diplomatë amerikanë, të cilët ndodheshin në sallë.

Çekaj tha para trupës gjykuese, se kërkoi praninë e ndërkombëtarëve, pasi e konsideron procesin farsë.

Sipas tij, drejtësia shqiptare kërkon ta mbyllë sa më shpejt këtë çështje, ndërsa në Gjermani të pandehurit i është premtuar proces i rregullt gjyqësor.

Trupi gjykues ndërkohë vendosi që ta shtyjë seancën e radhës për në 4 mars.

Kujtojmë këtu se Çekaj ka paditur prokurorin Ervin Kondili dhe ka kërkuar nga KLP që ta shkarkojë, pasi ka manipuluar provat për shkak të inateve personale.

Biznesmeni i bananeve Arbër Çekaj u ekstradua nga Gjermania dhe më 21 shtator, Krimet e Rënda vendosën për të masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Shpërndaje
Share.

Komento