Skip to content
Kronikë

Digjet një kamion në Bypass-in e Fierit, bllokohet autostrada

· 1 min lexim

Një kamion ẽshtë pẽrfshirë nga flakët në Bypass-in e Fierit prane Spitalit “Memorial”, siç mund ta shihni në foton më lart. Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikese për të mundësuar shuarjen e flakëve.

Për shkak të flakëve dhe tymit të madh, lëvizja e makinave në bypassin që të çon drejt Vlorës është bllokuar.

Policia gjithashtu ndodhet në vend, por ende nuk dihet nëse ka të lënduar.