Digjet në Tiranë makina e bashkëshortes së gjyqtarit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë mbrëmjes së djeshme në Tiranë është djegur një makinë  tip “Opel Corsa” ngjyrë vishnje, e cila rezulton të jetë në pronësi të bashkëshortes së gjyqtarit, Sokol Binaj.

Makina e djegur ka qënë e parkuar në rrugë, në afërsi të komisariatit nr.2 në Tiranë.

Sipas burimeve të “shqiptarja.com” mësohet se makina e djegur rezulton të jetë në pronësi të bashkëshortes së gjyqtarit, Sokol Binaj. Bashkëshortja e Binajt punon në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Shpërndaje
Share.

Komento